Aktualitet

Analiza e Mustafajt/ Mesazhet e koduara të Metës dhe pakti i supozuar






               Publikuar në : 18:30 - 12/09/19 |
mapo.al

Analisti politik, Besnik Mustafaj u shpreh sot se nuk dyshon për një marrëveshje të arritur në fshehtësi mes Ramës dhe Bashës siç është shkruar në disa media. Ai tha se ka një mosbesim të madh nga Basha kundrejt Ramës. Por gjithsesi, Mustafaj shtoi se duhet të nisë dialogu dhe nëse do të ketë një marrëveshje të re duhet të gjykojmë me fakte.


“Mund të bëhet edhe një marrëveshje e dytë. Por ne duhet të gjykojmë me fakte. Aktualisht numri II i PD, ka dalë dhe e ka përgënjeshtruar mundësinë e një pakti të fshehtë. Nga marrëveshja e parë, Basha ka nxjerrë përfundimet e tij. Ka një mosbesim të madh nga Basha ndaj Ramës. Ndaj unë nuk besoj se është arritur një marrëveshje e fshehtë mes tyre. Unë do të doja të kishte një fillim dialogu”, tha Mustafaj i ftuar në rubrikën e përjavshme “Opinion” në News 24.

Duke folur për paraqitjen e Metës në Komisionin Hetimor Parlamentar dhe mesazhet e koduara në konferencën për shtyp, Mustafaj tha Presidenti e përdor gjuhën me dy kuptime për t’i folur Ramës.

“Vajtja e Metës në Komisionin Hetimor ishte për tu përshëndetur. Situata ishte e qetë dhe pati shpjegime të qarta. Konferenca vinte pas takimeve me anëtarë të Komisionit të Venecias. Kjo konferencë linte të kuptonte se biseda ka qenë e hapur dhe pozitive. Deklarata se nuk do të largohet nga zyra e presidentit, është e përsëritur. Prania e opozitës së re dhe gatishmëria e tyre për të bashkëpunuar me kryeministrin, kjo bën të mendosh se ai ka numrat e nevojshëm, 96, për ta rrëzuar Presidentin. Ende nuk është ngritur Gjykata Kushtetuese, sepse ajo do ta certifikojë rezultatin. Ky është një shantazh ndaj Metës dhe kjo është një manovër për të larguar opinionin publik nga skandalet, të cilat po shfaqen çdo ditë e më shumë. Presidenti e përdor gjuhën me dy kuptime për t’i folur kryesisht zotit Rama”, u shpreh Mustafaj.


Etiketa: , , , , , , ,

Pas