Sport

Analiza/ Ja pse Liverpuli është skuadra favorite për të fituar Premier Ligën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:22 - 13/08/18 |
mapo.al

Liverpuli ishte shumë i fortë për Uest Ham të dielën, në atë fitore të pastër 4-0. Takimi kundër Uest Ham pa Sadio Mane dhe Mohamed Salah të ktheheshin mes golave, si dhe debutimin e Alison Beker në Premier Ligë.


Por pse analistë të “The Sun” e konsiderojnë skuadrën e ndërtuar nga Jurgen Klop si më e mirë e Premier Ligës në dekadën e fundit?


1- Përforcimi i ndjeshëm në merkato: Ardhja e Alison është padiskutim transferimi më i goditur për Liverpulin këtë sezon, pasi të kuqtë kanë vuajtur gjithmonë që të gjejnë një portier të nivelit botëror mes shtyllave. Edhe emra si Fabinjo, Keita e Shaqiri janë lojtarë shumë të kompletuar.



2- Jurgen Klop: Një nga trajnerët më të mirë në kampionatin anglez, por ndoshta edhe një nga më të mirët në botë. Klop ka aftësinë e duhur ta çojë larg këtë skuadër dhe me eksperiencën e tij, tashmë shumë vjeçare në arenën evropiane, mund të sjellë “Champions League” sërish në ishullin britanik.


3- Konkurrenca e fortë: Te skuadra e Liverpulit, janë 3 lojtarë në konkurrencë për në çdo repart të fushës. Minjole, Karius dhe Alison si numër 1; Klajn dhe Arnold dhe Gomez si mbrojtësa të krahut të djathtë; Robertson, Moreno dhe Milner si të majtë; Keita, Henderson, Vijnaldum, Çambërlejn, Lalana, Fabinjo për tri vendet e mesfushës; si dhe Starrixh, Ings dhe Shaqiri po konkurrojnë me treshen e famshme “MSF” (Mane, Salah e Firminjo)


4- Morali: Dihet se morali i Liverpulit është shumë lart pas arritjeve të sezonit të shkuar. Të kuqtë e Jurgen Klop ishin skuadra e vetme që mposhtën bindshëm kampionët e Mançester Sitit dhe arritën edhe një finale Championsi, duke shënuar gola të panumërt. Optimizmi është shumë i lartë në kampin e të kuqve dhe besimi që ata kanë për këtë sezon është shumë i madh: Çka mund të ndikojë për keq ose për mirë…


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas