Analiza: Ja si “Pancerat” gjermanë dolën jashtë kontrollit

Gjermanët duket se janë thyer në dysh. Repartet nuk janë të lidhura midis tyre dhe kjo u pa qartë në çdo sulm të meksikanëve. Boateng dhe Humels u panë në vështirësi dhe mesfusha nuk i dha asnjë dorë atyre. Platenhard ishte në një ditë jo të mirë, duke mos ndërmarrë asnjë aksion në krahasim me Kimish që tentoi të bënte diçka.

Mungon fantazia, driblimet dhe efikasiteti në sulm. Rastet janë, por jo të pastra. Meksikanët mund t’i kishin fundosur gjermanët në dy ose tre momente. Lozano, Vela, dhe Çikarito dribluan pa problem mbrojtjen gjermane që dikur ishte pika më e fortë e tyre.



NERVOZIZMI

Tomas Myler duket i lodhur dhe shumë nervoz. Kjo u pa pothuajse te të gjithë lojtarët e Lëvit. Toni Kros u kap me arbitrin pas një topi të prekur me dorë prej tij. Mesfushori pretendoi më parë te një faull e shkaktuar prej lojtarëve kundërshtarë. Verner ishte shumë larg portës, mosha e re dhe eksperienca e pakët e penalizuan atë.

Mesfusha me dy nuk ka energji për të përballuar lojën e shpejtë të meksikanëve. Ozil ishte indiferent gjatë gjithë lojës, në fakt kjo nuk ishte surprizë për ata që e kanë parë të luajë gjatë sezonit tek Arsenali. Draksler ishte më aktivi të paktën në aspektin atletik, por jo në atë taktik. Sane mund të kishte bërë diçka më shumë në zonat e ngushta, pikërisht aty ku i duhej më shumë skuadrës dje.

Mario Gomez ishte një tjetër zgjedhje e gabuar e Lëvit, në fakt që kur zbardhi listën e lojtarëve që do të ishin në Rusi. Vagner mund të bënte më shumë, së bashku me Petersen. Grupi është relativisht i lehtë për “Pancerat” që me kundërshtar si Koreja e Jugut dhe Suedia mund të ndërrojnë binarët dhe të ecin në atë të duhurin, por mund të jetë edhe e kundërta… ku i dihet. Ditët në vazhdim trajneri dhe lojtarët do të stërviten në ujëra jo të qeta, presioni mbi ta është i madh.

Lëvit i duhet të mendojë për një rifreskim të skuadrës edhe pse nuk ka shumë alternativa me kualitet. Mbrojtja është edhe reparti që fut më shumë ujë. Njëri midis Rydiger dhe Zyles mund të luajë që në ndeshjen e ardhshme nga minuta e parë. Boateng mund të lihet në stol dhe së bashku me të edhe Ozil që humbi bastin me publikun./PanoramaSport


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252