Analiza/ Rënia pa turp e një skote që quhet rilindje

Ndoshta do të quhet takimi i Elbasanit. Mund të marrë edhe emra më thumbues, si mbledhja e markatës së peshkut, nisur nga vendi. E sigurtë është se kur të bëhet analiza më vonë, pasi PS të ketë kaluar në opozitë, me siguri do të ndalen gjatë tek ky moment.

Nga vendimi i djeshëm, dhe nga mesazhi i dhënë kuptohet qartë se kjo mazhorancë, më saktë skota që qendron në krye të grupimit që quhet rilindje, ka pësuar një erozion të thellë e shkatërrues, deri në themele.



Fjalimi i Ramës ishte si një vajtim i pushtetit që iku, ku nuk ka më asgjë frymëzuese, dhe marifetet me sfond nga pas, apo përzgjedhja e citimeve nga liderë të mëdhenj nga bota, jo vetëm që nuk bëjnë më përshtypje, po duken kaq artificiale dhe të lodhshme, sa një njeri normal ndërron menjëherë kanalin.

Një mërziti e madhe tek një kupolë që nuk ka më kohezion, ku djajtë kanë nxjerrë krye e po shqyhen, ku autoriteti i prijësit ka rënë, dhe ku një grusht besnikësh po kapen me thonj për të mbajtur privilegjet për të qendruar në krye të një force të madhe politike, siç është në fakt Partia Socialiste.

Nga ajo çfarë tha, dhe nga vendimet që mori, Edi Rama nuk i ka çuar fjalë asnjë njeriu e qytetari që gjendet përtej sinorit të socialistëve. Dishepujt që shpalli se do të mbjellin farën e mandatit të tretë nëpër Shqipëri, janë jo vetëm të konsumuar, por në pjesën më të madhe të disktredituar dhe me kuota fare të ulëta në publik.

Kur dikush kërkon të tretin mandat, me siguri ka një arsye të fortë, ka një ide të madhe, ka një plan për vendin, që ta justifikojë këtë çalltisje kurajoze. Të tilla Rama nuk ka, sepse e ka treguar të paktën gjatë gjithë mandatit të dytë se vuan nga kjo mungesë.

Dhe as nuk përmendi dje asnjë syth mendimi a vizioni. Por u mjaftua se ai e dëshiron sërish pushtetin, sepse qenka më i miri kryeministër që mund të ketë vendi.

Narcistë ka parë plot politika jonë në 3 dekada, por jo deri në këto nivele. Rama po tenton sërish të shfaqet sikur ka mbërritur dje në vend, teksa kjo mahi do të mund të ndodhte vetëm nëse një opium i madh bie mbi gjindjen dhe populli sakaq kalon në amnezi selektive e harron se shefi i rilindjes është këtu mes nesh, në poste, detyra, pushtet, e privilegje prej vitit të largët 1998.

Po le ti hedhim një sy ndjekësve që do të përcjellin fjalën e mirë të mandatit të tretë.

Pas 8 viteve në pushtet, Edi Rama e ka rrudhur kaq shumë përfaqësimin, sa del se më e gjetura, më e pranuara drejtuese politike në ekipin që ka sot, është Lindita Nikolla. Një grua e respektuar, korrekte. Po sidoqoftë, në vitin 2021 bota pret më shumë. Dhe e tha vetë Rama madje, që do të merrte më pak vota, sepse pritshmëritë janë të mëdha.

Nëse është kështu, si ka mundësi që nxjerr si përfaqësues, si ekip, Gramoz Ruçin. Plot 30 vite në politikë. Le të mos merremi se përse Ruçi vetë nuk heq dorë, dhe nuk e kupton masën. Se s’mundet dikush të vijë vërdallë në pushtet e në krye të vendit për 3 dekada. Edhe një mendje gjeniale do t’i ishte mërzitur njerëzve. Dhe sigurisht, nuk do të kishte më për të dhënë. Tek ky ndërgjegjësim mund të mos mbërrijë ay, asnjë ditë.

Por ky më i miri i këtyre anëve, Rama, si nuk del në këtë konluzion. Cilën pjesë të shoqërisë bën për vete duke paraqitur sërish si alternativë Gramoz Ruçin.

Po rikthimi i Ilir Beqës, çfarë mesazhi është. Ka një konsensus publik se ai është i lidhur me abuzimin në mënyrë natyrale. Se humbi mandatin për atë arsye, dhe firmosi qindra milionë eurot e koncesioneve në shëndetësi, më famëkeqet e aferave të rilindjes.

Me Spiropalin dhe Bushatin, cilin kumt përçon Rama. Apo atë të thjeshtin, se kush bën ditirambet më të vështira në publik për të, qendron në majë. Le të kujtojmë se Elisa e shpalli Skenderbe, ndërsa Ervin Bushati tha një ditë tani vonë, se Rama e ka menaxhuar pandeminë disa herë më mirë se Merkel e Konte. Po  qytetarëve, çfarë u përcjell me këtë?

Të tjerët dishepuj, si T.Balla përshembull, çdo i sjellin vallë rilindjes si vlerë. Do të mjaftonte një vëzhgim i thjeshtë, amator, si irritimi që ngjall tek njerëzit kur shfaqet portreti i tij në ekran, për të kuptuar se sa ndjellës e ka drejtuesin e Elbasanit. Po Damianin e Vlorës? A nuk mjafton skandali i dy tenderave fantazëm dhjetra milionë euro, apo përfshirja me djemtë problematikë në zgjedhjet e Dibrës, për ta tëhuajtur si zgjedhje, për ta refuzuar me tërësej.

Dhe më e bukura. U kuptua qartë, se Edi Rama nuk e largonte dot Vangjush Dakon, me gjithë kostot që ka sjellë, për shkak të lidhjeve që ka me të. E vetmja mënyrë ishte që ta zëvendësonte ai vetë.

Po është e qartë një gjë. Kryeministri dje nuk ka tentuar fare të dërgojë një sinjal, një mesazh për shoqërinë, për shtresën gri, për të pavendosurit. Ai thjesht ka menaxhuar korentet e brendshme, për të mbajtur nën kontroll partinë, për ta shpëtuar nga shkërmoqja totale, pasi do t’i duhet nesër në opozitë. Rama dhe rilindja kanë hyrë me vërtik në fazën finale të vetëshkatërrimit, dhe këtu nuk ka më as llogjikë, as vizion, as ratio. Po vetëm; të shpëtojmë ç’mund të shpëtojmë.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252