Monday, July 11, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Analiza speciale e supersfidës: Bajerni “kryeson” 2-1 ndaj Realit

by mapo.al
25/04/2018
in Kryesore, Sport
0

Sot do të luhet akti i parë midis Bajernit dhe Realit për gjysmë- finalen e Champions-it. Por cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e skuadrave? Këtë e kanë analizuar specialistët e gazetës “Tz”.

Ronaldo kundër Humels dhe Boateng, Toni Kros kundër Hames Rodrigez dhe Levandovski kundër Ramosit. Dueli i gjigantëve eruopianë do të prodhojë pa dyshim duele interesante në përballjen e tyre.

PORTIERT

Bajerni– Lojtari i vitit te bavarezët është pa dyshim Sven Ulraish, portieri zëvendësoi Manuel Nojerin të dëmtuar që në tetorin e vitit të kaluar. Po në Champions portieri ka pësuar 11 gola në 11 ndeshje të luajtura.

Reali- Kejlor Navas ka 33 ndeshje me madrilenët në Champions dhe ka presuar 29 gola në triumfet e 2016-ës dhe 2017-ës, kur mbrojti portën e Realit. Por skuadra e Zidanit ka kohë që kërkon të ketë pjesë të saj portierin David De Gea të Mançester Junaitid. Por presidenti Perez i ka dhënë besim të plotë portierit aktual. Gjithsesi, Bajerni është më i avantazhuar.

MBROJTJA

Bajerni- “Kemi mbrojtjen më të mirë në Europë”, pati deklaruar sulmuesi Sandro Vagner disa kohë më parë, duke lavdëruar shokët e skuadrës Boateng dhe Humels. Ndaj Realit ata do të kenë edhe provën e vërtetë, pasi në përballjet fundit në Champions skuadra ka luajtur me kundërshtarë relativisht të lehtë.

Reali- Madrilenët pësuan 18 gola në 13 takime të luajtura në sezonin e kaluar. Ky ishte dhe një faktor kyç i fitores së titullit në fund. Në këtë sezon spanjollët kanë pësuar vetëm 12 gola. Por me rikthimin e kapitenit Serxhio Ramos, madrilenët do të jenë më të sigurt në repartin defensiv.

Mbrojtësi mungoi në ndeshjen e kthimit ndaj Juventusit në Madrid, ku Reali u mund 1:3, por u kualifikua pasi shënoi tri herë në Torino 3:0. Mbrojtja është e barabartë.

MESFUSHA

Bajerni- Mungesën e Arturo Vidalit do të jetë Havi Martinez lojtari që do ta zëvendësojë. Me një mesfushë të përbërë nga Hames Rodrigez dhe me Tomas Myler që do të luajë më përpara, sfida më e madhe është të ruajnë balancat gjatë ndeshjes.

Reali- Por me një Toni Kros në fushë dhe pranë tij Modriç dhe Kasemiro, do të jetë një mbrëmje jo e lehtë për bavarezët. Po të mendosh që Reali mund të luajë edhe me Bejl dhe Asensio në repartin e mesit të fushës. Por çuditërisht analistët mendojnë që edhe këtu barazim.

SULMI

Bajerni- “Kundër Arjen Roben, Frank Riberisë dhe Levandovskit është shumë e vështirë të mbrosh”, pati deklaruar mbrojtësi i Realit të Madridit Dani Karvahal pak ditë më parë. Në prill të 2013- ës Robert Levandovski shënoi katër herë në portën e Realit kur luante për Borusian e Dortmundit. Ndërsa në ndeshjet e luajtura me Bajernin, polaku ka shënuar nëntë herë në 19 takime të luajtura në fazën e eliminimeve.

Reali- Në krahun tjetër qëndron Kristiano Ronaldo. Një ndër golashënuesit më të mëdhenj të historisë është përsëri në formën e tij më të mirë dhe do të ndeshet ndaj Bajernit, skuadrës që i ka shënuar plot 7 herë në përballjet e fundit, edhe pse shoku i tij i skuadrës Karim Benzema ka shënuar vetëm dy gola, në ndeshjen ndaj Hapoel Nikosia në fazën e grupeve. Reali në avantazh të dukshëm.

TRAJNERI

Bajerni – “Jup Hejnkes është ‘El Zorro’”, patën shkruar mediat spanjolle për 72- vjeçarin. Në Champions, Hejnkes ka shkuar gjithmonë në finale, në sezonin 1998 kur fitoi Champions-in me Realin dhe në sezonin 2013, kur fitoi tripletën me Bajernin.

Reali – Zinedin Zidan u përqesh në fillim kur mori drejtimin e klubit. Por më pas fitoi dy herë rresht trofeun më të rëndësishëm për klube. Barazim.

FORMA

Bajerni- “Jemi në formë më të mirë se në vitin e kaluar”, ka thënë presidenti i bavarezëve, Uli Hënes. Bajerni është dominues ashtu si dhe në vitin e tripletës. Kjo falë edhe rrotacionit të shkëlqyer të trajnerit Hejnkes.

FORMA

Bajerni- “Jemi në formë më të mirë se në vitin e kaluar”, ka thënë presidenti i bavarezëve, Uli Hënes. Bajerni është dominues ashtu si dhe në vitin e tripletës. Kjo falë edhe rrotacionit të shkëlqyer të trajnerit Hjenkes./Panorama Sport

Tags: 2-1AnalizaBajernReal

JU SUGJEROJME

Banesat rriten me 60 për qind gjatë 10 viteve të fundit
Ekonomi

Banesat rriten me 60 për qind gjatë 10 viteve të fundit

11/07/2022
Ndahet nga jeta mjeku dhe epidemiologu i shquar shqiptar
Aktualitet

Shifrat e 24 orëve të fundit, bien ndjeshëm rastet Covid

11/07/2022
“Punë ka, por nuk ka profesionistë”, pafytyrësia e biznesmenëve që ankohen se nuk gjejnë punëtorë
Aktualitet

“Punë ka, por nuk ka profesionistë”, pafytyrësia e biznesmenëve që ankohen se nuk gjejnë punëtorë

11/07/2022
Rrahu djalin e tij dhe i vuri zjarrin shtëpisë, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Rrahu djalin e tij dhe i vuri zjarrin shtëpisë, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

11/07/2022
Next Post
Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Banesat rriten me 60 për qind gjatë 10 viteve të fundit
  • Shtohen të huajt, nga Italia deri në Britani, që kërkojnë punë në Shqipëri
  • E rëndë/ Djali i vetëm në familje, rrëzohet nga skela ku punonte dhe humb jetën
  • Tragjike/ 5-vjeçari fut kokën në tullumbace dhe vdes nga asfiksia
  • Shifrat e 24 orëve të fundit, bien ndjeshëm rastet Covid



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In