Blog

Analiza zjarrfikur dhe opozita koherente!





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 18:40 - 22/01/20 |
Nga Petrit Vasili

E kompleksuar, inatçore dhe inkoherente shpesh analiza politike duket e zhduket në ambientin tonë, ashtu e sipërfaqshme dhe pa efekt, si gjysëm ore mjegull që vjen e shkon. Apatike dhe komentuese monotone postfactum e ngjarjeve të ditës, analiza thuajse asnjë herë nuk e udhëheq mendimin.


E vendosur shpesh ne fronin e nje moralizmi, te cilit as i perket dhe as e perfason analiza politike bie shpesh ne nivelin e kumtimit te dogmave boshe, qe analiste te caktuar as i besojne dhe as i misherojne, por thjesht i shqiptojne sa per te thene qe: jemi edhe ne.



Aq me e pabesueshme dhe padobishme behet analiza kur mëton te analizoje politiken bazuar mbi predikimin dhe jo racionalitetin,duke refuzuar te vertetat e duke shpikur fantazira e triller, qe nuk ekzistojne.


Ndersa opozita shqiptare ka paraqitur shume qarte shtratin parimor te aksionit te saj si dhe gadishmerine per cdo sakrifice, komentatore te fikur perpiqen te deformojne nje realitet sa te qarte aq edhe jetik per vendin.

Teper e qarte publikisht, por edhe me shkrim, per menyren e zgjidhjes se reformes zgjedhore opozita pa u hequr asnje hap pas detyroi maxhorancen te pranoje zgjidhjen e saj.

Duke djegur mandatet dhe duke refuzuar votimet moniste te 30 qershorit shitblerja e votes,reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj u vune si ceshtje te shtuara ne kushtet e Bundestagut dhe u provua boterisht qe te zgjedhurit rilindas ne bashki te 30 qershorit ishin te inkriminuar dhe te kriminalizuar

Cdo koment me tej perballe nje koherence te tille, qe nuk le vend per diskutim eshte thjesht nje shterzim artificial ose naiv ose i lig.

Sigurisht ka vetem nje kryebeteje, qe eshte ajo kunder shitblerjes dhe kriminalizimit te votes.

Cdo piruete jashte ketij objektivi perfshire lojen me sistemin zgjedhor eshte thjesht nje ikje nga pika me e nxehte, qe ben edhe difetencen mes shqiptareve dhe pushtetit te votave te vjedhura dhe te kriminalizuara.

Hyjnizimi i nje sistemi zgjedhor te caktuar eshte kaq bajat dhe qesharak sa cdo koment do te ishte i tepert,por aq me e dhimbshme behet situata kur ne kete nivel bie edhe analiza politike.

Predikimet e trasha te nje sistemi “magjik”, qe rrezokerka kryetaret, qe rrezokerka partite, rrezorka politiken etj., broçkulla si këto, janë mjerim per ata qe i besojne dhe turp profesional per ata qe i predikojne permes analizes se tyre alogjike dhe klienteliste.

Opozita ka qene teper koherente dhe sigurisht nuk mund dhe nuk do te shnderrohet ne nje kliente e dites per emocionet e cartura te analizes mediatike dhe as viktime e mbushjes se rreshtave dhe protagonizmit prej damash te perenduara te analisteve tutje tëhu.

Varri i çdo sistemi zgjedhor ështç plaçkitja e votës me kriminelë dhe trafikantë.

Kjo po, kërkon investigim në terren nga analiza mediatike, kërkon edhe sakrifica të përballjes së fortë me përfaqësuesit e qeverisë, të krimit dhe trafiqeve siç ndodh me analizën mediatike kudo në botë.

Jashtë kësaj, komentet e një morali bajat apo klientelizmi të ditës, e bëjnë analizën që të jetë siç thashë edhe më lart mjegull, që vjen e ikën dhe le aq gjurmë sa le mjergulla….


Etiketa: , , , ,

Pas