Tuesday, July 5, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Analizat dhe ekzaminimet që u kryhen dhuruesve të gjakut

by mapo.al
23/11/2018
in Kryesore, Shëndeti
0

Dhurimi nuk dëmton shëndetin dhe nuk krijon varësi. Organizmi ynë ka 5-6 litra gjak. Sasia që dhurohet është rreth 400-450 ml, një sasi e papërfillshme për një organizëm të shëndoshë. Gjaku zëvendësohet shpejt, vëllimi, rruazat e bardha dhe trombocitet brenda 24 orëve, ndërsa rruazat e kuqe mbas dy javësh

Të dhurosh gjak do të thotë të japësh shpresë, të shpëtosh jetë! Nëse secili do të pyesë veten se çfarë po bën duke dhuruar gjak, do të kishte një përgjigje pa ekuivok: “Bëj atë që do të dëshiroja ta bënin të tjerët nëse vetë do të kisha nevojë për gjak”. Gjaku është jetik. Gjaku nuk mjafton kurrë. Ai kërkohet në çdo kohë për përdorim të menjëhershëm. Por përveç aktit human, dhurimin e gjakut, dhuruesve iu kryhen disa analiza mjekësore. Përveç kësaj nënvizohet edhe arsyeja se përse duhet kryer dhurim gjaku.

Dhurimi

Së pari , gjaku duhet të ketë grup të pranueshëm e të pajtueshëm me atë të marrësit. Së dyti, me anë të gjakut të transfuzuar, nuk duhet që i sëmuri të marrë sëmundje të rrezikshme që transmetohen me anë të gjakut siç janë SIDA, Hepatiti ose Verdhëza, Sifilizi etj. Për këtë qëllim gjaku i nënshtrohet disa analizave për të mënjanuar çdo mundësi të transmetimit të këtyre sëmundjeve. Por këto sëmundje kanë një periudhë inkubacioni ose të fshehtë, me gjatësi të ndryshme. Në këtë periudhë, nëse dhurohet gjak, nuk mund të dalë në analizë lloji i virusit apo të rezultojë që ky gjak është i sigurt apo i infektuar. Për shembull, SIDA periudhën e fshehtë apo periudhën “dritare”, e ka një muaj. Në këtë periudhë nuk mund të identifikohet virusi i SIDA-s.

Gjaku, lëngu i jetës

Gjaku përbën 7-8% të peshës së trupit. Në organizmin e njeriut të rritur ka gjithsej 5-6 litra gjak. Rreth 40-50% e gjakut përbëhet nga rruazat e kuqe që janë mbartës të oksigjenit. Pjesa që ngelet (55%-60%), është plazma që përmban një pjesë të vogël rruazash të bardha, faktorët e koagulimit dhe trombocitet. Rruazat e kuqe të gjakut prodhohen në palcën e kuqe të kockës e dalin në qarkullim ku qëndrojnë 120 ditë, pastaj shkatërrohen kryesisht në shpretkë dhe zëvendësohen me eritrocite të reja që prodhohen. Rruazat e bardha luajnë rol mbrojtës. Pllakëzat e gjakut luajnë rol në mpiksjen e gjakut e në ndalimin e rrjedhjes së gjakut. Të gjithë komponentët e gjakut mund të përdoren dhe secili prej tyre luan një rol të rëndësishëm në shpëtimin e jetës së individëve.

Kush mund të dhurojë gjak?

Gjithkush që gëzon shëndet të mirë, i cili është i pranuar nga mjeku i bankës së gjakut. Personat me moshë 18-60 vjeç dhe 17 vjeç me lejen e prindit. Personat me peshë trupore mbi 50 kilogramë.

Sa shpesh mund të jepet gjak?

Koha ndërmjet dy dhurimeve është të paktën 8 javë. Meshkujt mund të dhurojnë një herë në 3 muaj, ndërsa femrat një herë në 4 muaj.

Cilët persona përjashtohen përkohësisht nga dhurimi i gjakut?

Personat që i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale nuk mund të japin për 1 vit. Personat që përdorin ilaçe me kohëzgjatje të ndryshme, që kanë bërë vaksina, të sëmurë me alergji, sëmundje akute, grip etj. Gratë shtatzëna deri në një vit mbas lindjes. Femrat gjatë ciklit menstrual. Personat që kanë bërë akupunkturë, tatuazhe , “piercing” nëse nuk janë realizuar në kushte higjienike. Personat që kryejnë marrëdhënie seksuale të rastësishme.

Cilët persona nuk mund të dhurojnë gjak përgjithmonë?

Personat jashtë kufirit të moshës 18-60 vjeç. Alkoolistët, të droguarit dhe personat që kanë sjellje seksuale me rrezik të lartë infektimi. Të sëmurët me anemi, sifiliz, SIDA, TBC, Hepatit C, B (verdhëz), epilepsi, sëmundje zemre, tumore malinje, sëmundje autoimune, diabet i varur nga insulina. Dhurimi i gjakut është një akt i thjeshtë personal, i padhimbshëm, por me vlera të mëdha humane dhe civile.

Çfarë duhet ditur përpara dhurimit të gjakut?

Dhurimi nuk dëmton shëndetin dhe nuk krijon varësi. Kryhet në kushte sterile, aget janë me një përdorim. Të dhënat që jepen për gjendjen shëndetësore dhe analizat janë konfidenciale, konsiderohen fshehtësi profesionale. Organizmi ynë ka 5-6 litra gjak. Sasia që dhurohet është rreth 400-450 ml, një sasi e papërfillshme për një organizëm të shëndoshë. Gjaku zëvendësohet shpejt, vëllimi, rruazat e bardha dhe trombocitet brenda 24 orëve, ndërsa rruazat e kuqe mbas dy javësh. Mos pini duhan ose pije alkoolike përpara dhurimit. Dhurimi i gjakut zgjat 10 minuta. Frika që jo rrallë njerëzit kanë për dhimbjen që mund të shkaktojë dhurimi i gjakut, është e pabazë. Dhimbja nga futja e një gjilpëre në venën e gropës së bërrylit është e papërfillshme.

Grupet e gjakut, dhuruesit

  • Grupi 0 është grup universal dhe mund t’i dhurojë gjak çdokujt.
  • Grupi A mund t’i dhurojë gjak grupit A dhe AB.
  • Grupi B mund t’i dhurojë gjak grupit B dhe AB.
  • Grupi AB mund t’i dhurojë gjak vetëm grupit AB, por mund të marrë gjak nga grupet e tjera.

Pas dhurimit të gjakut kryhen këto analiza:

  • Grupi i gjakut dhe Rrhezusi i tij;
  • Trigliceridet;
  • Kolesteroli;
  • Glicemia;
  • Gjithashtu gjaku kontrollohet për praninë e SIDA-s, hepatit B dhe C, sifilizit.
Tags: Analizadhuruesitgjaku

JU SUGJEROJME

Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
Aktualitet

Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!

04/07/2022
Putin del hapur në nxitje të radikalëve prorusë në Europë
Analizë

Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp

04/07/2022
REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës
Aktualitet

REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës

04/07/2022
Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër
Aktualitet

Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër

04/07/2022
Next Post
Vaji i peshkut, vlerat ushqyese dhe kur përdoret

Vaji i peshkut, vlerat ushqyese dhe kur përdoret

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
  • Aurela Gaçe tregon se me cilin prej kolegëve nuk flet
  • Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp
  • REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës
  • Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In