Thursday, March 23, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

ANALIZË/ “Çifutet” e Republikës së pastër të Edi Ramës

by us er1
03/11/2022
in Analizë, Kryesore, Op Ed
0

Nga Preç Zogaj

Ndryshe  nga ç’thuhet  rëndom sikur nuk ka bërë asgjë, e vërteta është se Partia Demokratike ka miratuar në vitin 1995 ligjin me të ashpër për Lustracionin në Europën ish-komuniste. Me një fokusim prioritar, sa i takon numrit të personave të prekur, te kategoria e ish-bashkëpunëtorëve të ish-sigurimit të shtetit. Duke i vënë ata në një plan me udhëheqësit më lartë të regjimit komunist.



Papritur, plot shqiptarë që kishin bërë burg politik me vite të tëra, që ishin internuar, që ishin pjesë e familjeve të persekutuara, që u ishin mohuar; e drejta për t’u zgjedhur, e drejta e votës, e drejta e shkollimit në Universitet, e plot të tjera për shkaqe biografike, e panë veten në një kafaz të turpit dhe ndalimit me ata që kishin konceptuar, votuar dhe ekzekutuar kriminalizmin e fjalës së lirë, lëvizjes së lirë, medias së lirë, mendimit të lirë, shijes së lirë, besimit të lirë, pronës së lirë dhe gjithë lirive të tjera universale.

Me dy fjalë, krimet e komunizmit. Sepse ishin rekrutuar nga shërbimi sekret i regjimit me dhunë, me material shtrëngues, apo edhe me bindje ndokush, duke e menduar Shqipërinë si për atë kohë dhe jo si nga sot. Ligji kishte vendosur ndëshkimin dhe poshtërimin e tyre me shenjën e grupit për atë që u kishte ndodhur dhe jo për çfarë kishin bërë vetë. Në thyerje të çdo standardi botëror, zyrat e SHIK-ut nëpër rrethe duke koordinuar me klane politike brenda degëve të PD-së  kishin ndërmarrë ndërkohë fushata dekonspirimi në abuzim me funksionet shtetërore, duke spekuluar me nocionin e bashkëpunimit, duke u mbështetur deri në shkarravinat e ish-operativëve që i besonin si biblën.

Një numër i pallogaritshëm njerëzish, të shtresës së persekutuar apo jokomuniste shumica dërmuese, u gjenden në pabesinë e shtetit si shtet, që po ndërmerrte një dekonspirim të njëanshëm të një marrëdhënie që është konfidenciale edhe kur lidhet në kushte shtrëngimi, edhe kur lidhet me vullnet të lirë. Njëherësh, në pabesinë e Partisë Demokratike që po i ndalonte, pa ua thënë krimin, të ushtronin të drejtat e tyre demokratike e kushtetuese për një afat shtatëvjeçar.

Në të vërtetë afati shtatë vjeçar i mbajtjes në fuqi të ligjit dhe e drejta  e ankimit në gjykatë për shpifje apo për t’u dhënë mundësi subjekteve të  tregojnë me prova se kanë punuar kundër vijës së regjimit, ishin pikat e pakta që e përputhnin ligjin shqiptar të lustracionit me atë që do të ishte Rezoluta  e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Në pikat e tjera Ligji vinte në kundërshtim të plotë me frymën dhe përcaktimet e asaj Rezolute e cila synonte t’u jepte vendeve ish-komuniste një kuadër parimesh që  duhej të ndiqnin për lustracionin  dhe qasjen ndaj të shkuarës në përgjithësi për një afat deri shtatë vjeçar. Duke theksuar ndër të tjera se lustracioni duhet të ketë si objekt vetëm persona që rrezikojnë ta sabotojnë nga brenda demokracinë dhe të kthejnë regjimin totalitar, se përgjegjësia është individuale dhe duhet të provohet për çdo person, se kandidimi në zgjedhje nuk mund të pengohet, pra qeveria nuk mund t’u rrëmbejë zgjedhësve me ligje speciale një të drejtë të tyre.

Shmangia nga këto parime i ka sjellë dëme elektorale PD-së. Por dëmi më i madh sipas meje ka qenë një tjetër: qasja e saj i hapi rrugë spostimit të pabesueshëm të  përgjegjësive për krimet e komunizmit  te shtresa që më së shumti i ka pësuar ato. Duke e nxjerrë gjithnjë e më dorëjashtë, të larë dhe  faqebardhë partinë ish-komuniste, shtresimin që i kishte mishëruar ato krime dhe kishte përfituar privilegje prej tyre. Në evoluimin disa vjeçar,  ky lloj spostimi, mund të them monstruoz, ka shkuar larg, shumë larg, deri te kthimi kokëposhtë i së vërtetës historike ku pinjollët e familjeve të ish-regjimit komunist trumbetojnë  sot të kenë certifikatën dhe monopolin e pastërtisë, – një invencion tipik nazist dhe bolshevik pa asnjë lidhje me dijet për natyrën e njeriut. Hajde de po ta kishin atë certifikate prej se qeverisin me duar të pastra dhe luftojnë korrupsionin. Për një sarkazëm të historisë e kanë venë në gjoks bash për të shkuarën komuniste.

Në largësinë e  32 viteve, duke shkuar me mendimin se përmbysja e së vërtetës për krimet e komunizmit tashmë ka ndodhur në favor të së majtës ish-komuniste, është Edi Rama që ngre më lart se kurrë ndonjëherë flamurin e “pastrimit” dhe karikon me ashpër  se askush retorikën dhe masat ndaluese kundër qindra mijëra shqiptarësh që pa kërkesën dhe vullnetin e tyre u gjenden  dikur në qarkun e ish-shërbimit sekret të Shqipërisë komuniste.  Si të shkelnin në një pellgaçe prej nga në çastin më të parë hidhen në tokë të thatë, siç e përshkruan bashkëpunimin me imponim në regjimet e mbyllura  Adam Mihnik.  Këta janë tani “çifutët” në Republikën e pastër të Edi Ramës. Si për çdo  dukuri negative a teprim, ai nuk mund të mos i tejkalonte ku e ku paraardhësve të tij në pushtet  edhe në pikën e  “tërbimit”  me “spiunët”. Duke ua ngjitur si virus pathosin kundër tyre të vetëve. Që kur i dëgjon, të vjen të mendosh se po të  ishte gjallë Enver Hoxha, do të tronditej e tërbohej edhe ai, sa do të thoshte : “Booo, nga na qenkan futur gjithë këta spiunë! Si paskeni shpëtuar”!

E konsideroj një amoralitet të shkallës së lartë të ndërmarrësh nisma ligjore restriktive  dhe diskretituese me shenjën e grupit kundër një kategorie, pjesë e së cilës ke qëlluar të mos jesh apo nuk mund të ishe, nuk lejohej të ishe.  Siç është vetë rasti i Ramës,  i cili duke qenë pinjoll i një familjeje  të regjimit, ishte mbi gjithë operativët dhe krerët e sigurimit, që i rrinin sus. Atij dhe pinjollëve të tjerë si ai, siç është e dëshmuar me fakte.

Partia Demokratike e ka kuptuar besoj se nismat e fundit të  “dekomunistizimi” dalin bosh në gjithë piramidën e PS-së. “Dekomunistiizmi” nuk prek  ish-komunistë. Me këtë që po them nuk jam duke kërkuar që “ dekomunistizimi” t’u mohojë të drejta edhe ish-komunistëve. Nuk e kam çuar nëpër mend  këtë as në agimet e demokracisë  shqiptare para tri dekadash e jo më sot. Sepse edhe në këtë temë nuk duhet të udhëhiqemi nga flukset histerike, sektare a idioteske të mendjeve prishura. Por nga mendjet e ndritura, që janë si  farë për njerëzimin dhe civilizimin. Siç është për shembull Rajmond Aron i cili i ka gdhendur në doktrinën  e daljes nga diktatura naziste postulatet e tij të vlefshme edhe për daljen nga komunizmi. Një prej këtyre postulateve thotë se gjykimi degresiv i historisë, si nga sot për dje, të çon në padrejtësi të tmerrshme.

Partia Demokratike, me numrat që kanë në Kuvend të dyja pjesët e saj, nuk duhet të lejojë të kalojë projektligji i Edi Ramës, që parashikon t’u ndalojë të drejta njerëzore e kushtetuese një numri të pallogaritshëm shqiptarësh, sërish me shenjën e grupit,  pa ua provuar krimet. PD e ka bërë njëherë këtë. Nuk ka asnjë arsye ta bëjë për herë të dytë.  Është gabim që konfliktet brenda opozitës për arsyet që dihen, të interferojnë apo të  intereferohen nga axhenda dhe qasjet  sektare postkohë, pas të vjelit, të qeverisë për këtë  pikë. Askush nuk fiton nga kjo, veç Ramës. Interesi i tij  është të kurdisë  tema gallate për publikun, të zgjojë instinkte të linçimit që janë një sport i vjetër i ligësisë dhe parazitizmit njerëzor.  Kështu shpreson të zhurmojë e spostojë vëmendjen nga problemet e mëdha të qeverisjes. Dhe të bëje të shndrisë në gjoksin e tij dhe të skuadrës së tij certifikata e pastërtisë me vulën e gërmadhës toksike e ish Sigurimit. Certifikatë e cila u shërben si kartabiankë për të abuzuar pa kufi me pushtetin dhe me financat  publike. Sepse ata janë të pastër!

S’ka gjë se po u hyjnë në hak qindra mijëra njerëzve, mjaft prej të cilëve nuk dinë ende ku i kanë varret e të zhdukurve nga komunizmi.  Duke mbjellë  te ta furtunën.

Tags: Edi RamaPreç Zogajrepublike

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
“KE do japë 1 mld euro mbështetje për Ballkanin Perëndimor”

"KE do japë 1 mld euro mbështetje për Ballkanin Perëndimor"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In