Thursday, June 8, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

ANALIZË nga Preç Zogaj: Radikalizmi shfryn, por nuk fiton

by us er1
08/12/2022
in Analizë, Kryesore, Op Ed
0

Nga Preç Zogaj

Ka patur edhe para gjashtë dhjetorit plot fulqi që i frynin zjarrit të radikalizmit dhe dukeshin të pakënaqura me protestat paqësore të opozitës. Siç pritej, ato kanë marrë një hov të ri dhe janë shtuar pas ngjarjes së shëmtuar të goditjes së Berishës me grusht gjatë protestës së të martës nga tridhjetë e një vjeçari Gert Shehu.



Në parantezë, festivali i hamendjeve dhe pandehmave për prapavijën e aktit të dhunshëm është i pritshëm. Sekush e sheh ngjarjen nga këndvështrimi i tij. Sekush thotë apo përqafon shpjegimin që i vjen për shtat. Sekush kapet pas një detaji apo hollësie që mbështet verdiktin që ka në mendje. Kemi një prirje komunitare të bëhemi të gjithë prokurorë e gjyqtarë pa folur akoma prokurorët e gjyqtarët që paguhen për këtë punë. Si rregull, ketë lloj shamtoreje publike e kanë nxitur edhe vonesat dhe dështimet e organit të Prokurorisë për të zbardhur në kohë të vërteta të rëndësishme.

Për shkak të sensibilitetit që ngërthen dhe potencialit destabilizues që përmban, zbardhja e shpejtë e ngjarjes kriminale të gjashtë dhjetorit është një imperativ. E di se drejtësisë nuk mund t’i vihet kronometri dhe as ti caktohen afate. Por drejtësia nuk rron në një planet tjetër. Ajo është pjesë e së terës në strukturën e institucioneve të shtetit dhe shoqërisë. Ajo i përgjigjet interesit publik edhe në çështjen e afateve. Vonesat e saj në zbardhjen e çështjeve të ndjeshme me ngarkesë politike rrisin tensionet, nxisin konfliktualitetin, trazirat , vetëgjyqësinë. Nxitimi saj i përgjegjshëm bën të kundërtën.

Duke dënuar specifikisht dhunën ndaj zotit Berisha dhe dhunën në përgjithësi, si mjet i palejueshëm i ballafaqimeve politike, duhet të presim të flasë drejtësia. Opozitës, avokatëve të saj, duhet t’u sigurohet aksesi i plotë ligjor në ndjekjen e procesit. Qeveria dhe kryeministri Rama kanë detyrat e tyre për të nxitur, mbështetur e mundësuar një hetim të plotë, të shpejtë, pa pengesa. Ata janë në syrin e publikut për të demonstruar përtej deklaratave rutinë pozicionin dhe qëndrimin e tyre.

Për gjithë çfarë ka përfaqësuar e përfaqëson në këtë vend dhe për vetë specifikat e korridës politike shqiptare prej një viti e gjysmë e këndej, dhunimi i zotit Berisha përbën një pikë të nxehtë, në mos me të nxehtën nga mund të provokoheshin trazira, përplasje. Ketë sigurisht e dinë shumë mirë forcat e interesuara e të investuara për destabilizimin e Shqipërisë. Sidomos  në këtë periudhë kur brenda familjes së kombeve të lira është në rendin e ditës kohezioni i tyre në mbështetjen e Ukrainës kundër agresionit barbar, të paprovokuar e të pajustifikuar të Rusisë. Ky kohezion ka përfshirë edhe qeveri e forca politike europiane, të cilat,  para shpërthimit të agresionit rus kishin një qasje sovraniste për një numër çështjesh brenda BE-së a NATO-s. Tani këto qasje janë sfumuar apo janë në listë pritjeve përballë armikut të përbashkët të demokracisë dhe rendit botëror të paqes. Në këto kushte duke mos çarë dot në Europë- në SHBA jo se jo- Rusia kërkon të ndezë Ballkanin Perëndimor duke shfrytëzuar ku janë  e ku nuk janë pikat e nxehta që mund të shërbejnë si casus belli për trazira. Provokacionet e vazhdueshme në veri të Kosovës janë një dëshmi. Nuk përjashtohet pra që prapa incidentit të gjashtë qershorit të fshihet një dorë e huaj.

Për të qëndruar në rrafshin e skenarëve të mundshëm politikë, nuk përjashtohet që incidenti i së martës të ketë në prapavijë aventurierë politikë vendas që duke llogaritur me nervat e zbuluara të tjetrit duan ti venë flakën për lloj-lloj arsyesh. Nuk përjashtohet edhe tjetra që kjo që ndodhi të jetë një grackë politike për ta shtyrë Berishën në hara-kiri. Edhe për shkak të pritshmërive që ka ngritur vetë, Berisha, në dy protestat e zhvilluara gjatë këtij viti ka qenë nën yshtjen “ për të hyrë brenda”, duke patur parasysh hyrjen me dhunë në selinë e qeverisë. Ai u ka rezistuar dhe i ka zhgënjyer partizanët e dhunës, duke drejtuar dy protesta nga me paqësoret në historinë e vendit. Ai e di se në situatën ku ndodhet mosppërmbajtja e rrezikon shumë dhe përfundimisht.

E thamë dhe e përsërisim: I takon prokurorisë të provojë nëse ka një skenar politik më atë që ndodhi të martën apo akti i Shehut është shfrimi i një personi ndaj një politikani, si në rastet që kemi parë kundër Silvio Berluskonit apo Emanuel Makronit para disa javësh.

Edhe po të dalë se akti ka prapavijë politike, i takon Berishës t’i dështojë qëllimet e autorëve. Ai nuk ka përse t’u shkojë prapa kasandrave që e nxisin të hidhet në luftë. Ai s’ka përse të bjerë pre e kujtdo që ka dashur të krijojë përmes lëndimit të tij një casus belli për destabilizim. Historia nuk i mëson askujt, asgjë, thoshte Ojana Falaqi. Por mësimet e saj duhet të dëgjohen një ditë.

Duke qenë e bashkuar, para se të përçahej, Partia Demokratike ka konsumuar pa sukses një radikalizëm në doza të mëdha, deri në djegie mandatesh e përdorim molotovësh. Është një e vërtetë aksiomatike: Radikalizmi shfryn, por nuk fiton. Nuk mund të pretendosh rezultate të ndryshme duke përdorur të njëjtat metoda. /Liberale.al/

JU SUGJEROJME

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
Kryesore

Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja

03/06/2023
Next Post
Ambasadorja Yuri Kim lë së shpejti Shqipërinë, MPJ: Kemi nisur procedurat e zëvendësimit

Ambasadorja Yuri Kim lë së shpejti Shqipërinë, MPJ: Kemi nisur procedurat e zëvendësimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
  • Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In