Aktualitet

Anastas Angjeli kundër propozimit të Beqës për uljen e pagave dhe pensioneve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:28 - 28/04/20 |
mapo.al

Ish-Ministri i Financave në qeveritë socialiste, dhe deputeti i PS, Anastas Angjeli, u pyet sonte nga Adi Krasta, lidhur me propozimin e Ilir Beqës, që si masë për daljen nga kriza, të jetë shkurtimi i pagave të funksionarëve të sektorit publik, dhe rishikimi e ulja e pensioneve.


Angjeli, tha se kjo nuk është koha për të diskutuar këto masa, dhe Shqipëria nuk është në atë gjendje.


Ekonomisti i njohur, u shpreh se instrumenti më i mirë për të përballuar situatën, është borxhi, marrja e borxheve nga shteti.


Ulja e pagave dhe pensioneve, është fisheku i fundit që përdoret, u shpreh Angjeli, duke nënkuptuar se teza e Beqës, është mendim personal.


 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas