Trajneri i Napolit, Karlo Ançeloti ka dalë në mbrojtje të lojtarëve të tij, sidomos ndaj repartit të prapavijë, ku luan dhe mbrojtësi kuqezi, Elseid Hysaj.
Napoli pësoi tetë gola në dy ndeshjet e para të takimit kundër Liverpulit dhe Volfsburgut në miqësore, përpara se të pësonte tre të tjerë në Sampdoria në Serie A ndeshjen e fundit.
Sidoqoftë, Ançeloti tha në një konferencë për shtyp: “Të thuash se mbrojtja e Napolit është e dobët, sepse ne kemi pranuar shumë gola nuk është realitet.
“Ekipi, në tre ndeshjet tona, luajti mirë nga pikëpamja mbrojtëse. Sulmi më shqetëson, pasi Mertens dhe Milik nuk e meritojnë stolin. Gjithsesi, unë nuk kam marrë një vendim. Ata janë në të njëjtën gjendje dhe kanë shumë cilësi.
Filozofia ime ndoshta nuk është e lidhur me një identitet të vetëm sepse më pëlqen një lojë kaluese dhe gjithashtu më pëlqen një lojë e gjatë me top. Më pëlqen sulmi dhe mbrojtja”,- u shpreh Ançeloti.