I ftuar në Open në debatin që po bëhej për ngjarjen e rëndë në Elbasan sot ku nga konflikti pas kapjes së një rasti të blerjes së votës, mbeti një i vrarë dhe 4 të plagosur, analisti Andi Bushati pati një përplasje me Taulant Ballën.
Drejtuesi i PS kërkoi që të mos futej në emision deklarata që po mbante Gazment Bardhi, për zhvillimin tragjik sot.
Kjo kërkesë është pranuar nga drejtuesja e këtij emisioni, e cila ka lexuar vetë një përmbledhje të qendrimit të përfaqësuesit të PD.
Bushati ka protestuar në këtë moment, dhe ka thënë se nuk mund të marrë pjesë në një emision ku vendos Taulant Balla.
Dhe në këtë e sipër, është larguar nga studioja.
Pjesë nga biseda:
Eni Vasili: Zoti Balla më lejoni të jap deklaratën e zotit Bardhi sepse nuk e dhamë dot të gjithë, ju do të përgjigjeni dhe publiku ka nevojë të dëgjoje…
Taulant Balla: Jo, jo, unë nuk jam këtu për të komentuar e për t’ju përgjigjur zotit Bardhi
Eni Vasili: Po është korrektësi, për publikun
Taulant Balla: Jo, jo..
Eni Vasili: Po mirë atëherë, nëse nuk doni ta dëgjoni jua shpjegoj unë se çfarë tha
Taulant Balal: S’do dëgjoj
Eni Vasili: Shiko, për masakrën e Elbasanit, do komentoni tani, ai ka folur dhe…
Andi Bushati: Sapo prononcove se do të japësh kronikën e Bardhit, të gjithë shikuesve të Top Channel dhe tani po e anulon sepse kështu tha Balla. Po Balla e drejton regjinë kështu, Balla? Po ç’po bëhet në këtë vend,…unë nuk ka se ç’bëj më në këtë emision… (ngrihet dhe largohet).