Analisti Andi Bushati, në një debat në News 24, pas mbylljes së votimit, duke bërë një bilanc të aksionit opozitar, tha se pas ditës së sotme, cdo kush e ka më të qartë se Rama është autokrat dhe ka gjithë pushtetet.
Ai tha se sot e kemi mbretin lakuriq, dhe kjo është meritë e sukses i opozitës.
Bushati tha se nuk i intereson nëse kjo do ta sjellë apo jo Bashën në pushtet, por e vlerësoi si arritje nxjerrjen në pah të përmasave të vërteta të pushtetit, sundimit dhe keqqeverisjes.
Sipas tij, në këto 6 muaj, opozita ka bërë të mundur më shumë se asnjëherë në nxjerrjen në dritë të fytyrës së vërtetë të Edi Ramës.
Për këtë, Bushati ka pasur debat me gazetarin Robert Rakipllari.
Sipas Rakipllarit, pas këtyre zgjedhjeve, PD ka dalë më e dobët. Ajo ka humbur, pasi ka ndryshuar shpesh rrugën. Për Rakipllarin kjo paqendrueshmëri i ka sjellë kosto.
Po ashtu, u theksua dhe humbja edhe e atyre bashkive që ishin deri sot të PD. Rakipllari e cilësoi të sotmen, ditën më të shemtuar të demokracisë së këtyre 29 viteve.