Që vendi ynë është zhytur në një krizë të thellë politike kjo tashmë “nuk do as men as kalem”. Pika e nxehtë e debatit është data 30 qershor, e vendosur në 2018 nga presidenti Meta si datë për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri.
Pak ditë më parë, Ilir Meta ka nxjerrë një dekret të ri, duke anuluar datën 30 qershor, si datë të mundshme për zhvillimin e zgjedhjeve. Ndërkohë që debati duhet apo jo të shkohet në votime më 30 qershor, politikanë, artista, intelektualë e njerëz të njohur të ekranit i janë bashkuar nismës “Edhe unë”, një nismë e iniciuar nga karikaturisti Bujar Kapexhiu, që në thelb ka bojkotimin e zgjedhjeve më 30 qershor.
Kësaj nisme i është bashkuar edhe futbollisti i kombëtares Andi Lila. Me anë të një postimi në “Instagram”, Lila ka përcjellë një mesazh për shqiptarët dhe vet ka refuzuar të votojë, të dielën e 30 qershorit.
“Shqipëria jonë meriton zgjedhje europiane! Shqipëria ka nevojë sot për mua dhe unë jam vendosur t’i dal për Zot vendit dhe të ardhmes sonë europiane! Të gjithë bashkë mund t’ia dalim. Unë jam gati”, shkruan Lila.
ANDI, BIR I SHQIPËRISË E I SHQIPTARIZMIT!
RROFSH E SHKËLQEFSH NË JETË E NË FUSHËN E FUTBOLLIT!