fbpx

ShowBizz

Andi Lila tregon arsyen e vetme të zënkave me bashkëshorten





               Publikuar në : 13:32 - 07/11/19 |
mapo.al

Futbollisti i Kombëtares, Andi Lila ka folur së fundmi për martesën e tij. I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, Lila zbuloi se çelësi i suksesit për marrëdhënien shumëvjeçare është mirëkuptimi, ndonëse nuk i mohoi as debatet e përhershme. Futbollisti u shpreh se zënkat me të shoqen kanë si shkak vetëm mungesën e tij në shtëpi.


“Kemi vite bashkë. Nuk e mbaj mend veten vetëm. Ornela është dashuria e jetës sime. Jemi të lumtur bashkë, duhemi çdo ditë e më shumë. Kemi mirëkuptim, por edhe debatojmë…kryesisht për mungesën time në shtëpi”-tha Lila.



Risjellim në vëmendje se Andi dhe Ornela Lila janë njohur në bankat e shkollës së mesme, në moshën 17-vjeçare, dhe që atëherë kanë qenë të pandarë. Ata janë sot prindër të dy fëmijëve; djalit 4-vjeçar Ayan dhe vogëlushes 1-vjeçare Axa.



Etiketa:

Pas