Aktualitet

Andy Ruiz pranon duelin kundër Joshua, ja kur do zhvillohet






               Publikuar në : 17:38 - 12/08/19 |
mapo.al

Andy Ruiz Jr ka nënshkruar më në fund kontratën për duelin e shumëpritur në ring me britanikun Anthony Joshua. Ruiz ka vënë firmën e tij në kontratën që parasheh se përballja në ring do të zhvillohet në Arabinë Saudite.


Menaxheri i Ruiz, Eddie Hearn, ka konfirmuar se gjithçka është vendosur, dhe dyshja do të përballen më 7 dhjetor, në Diriyah.



Gjithçka kishte mbetur peng i kërkesave të meksikanit, i cili kërkonte më shumë se 8 milionë funte për t’u ngjitur në ring. Duket se boksieri është pajtuar për kushtet personale, dhe tashmë është mësuar edhe zyrtarisht vendi dhe koha për duelin.

Kujtojmë se duelin e parë e fitoi Andy Ruiz, pasi nokautoi katër herë Joshuan, për t’i marrë titujt e kampionit në boks. Kjo fitore e Ruiz tronditi botën e ringut. Tashmë s’na mbetet gjë tjetër veçse t’i përjetojmë edhe njëherë emocionet e pranverës që lamë pas.

LEXO EDHE:

Njihuni me ‘trashaluqin’ që tronditi botën e boksit (VIDEO+FOTO)


Etiketa: , ,

Pas