Aktualitet

Anësori anullon festën, Vllaznia dështon të marrë hak ndaj Teutës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:54 - 18/09/21 |
mapo.al

Një gol i anulluar në fund dhe në Shkodër nuk ka festë as pas 101 minutave lojë.






Vllaznia nuk ka arritur të marrë hak për humbjen e titullit kampion sezonin e shkuar dhe atë të Superkupës së Shqipërisë ndaj Teutës. Në “Loro Boriçi”, shkodranët ishin dukshëm dominues ndaj kampionëve në fuqi të vendit, që vuajtën shumë pas daljes me karton të kuq të Torodovskit.


Maqedonasi la me 10-futbollistë durrsakët në fundin e pjesës së parë dhe në të dytën, Vllaznia e shfrytëzoi në maksimum, teksa në minutën e 57-të, Latifi hodhii një top në zonë, me Da Silva që tundi rrjetën me kokë.







Por reagimi i durrsakëve nuk vonoi. Koubemba baraspeshoi shifrat në të 74-ën, për t’i dhënë një pikë Teutës.

Lexo edhe :  Përmbysje e çmendur ndaj Kastriotit, Kukësi i "lë targën" rivalëve


Një barazim që vlen shumë për bregdetarët, të cilët mund ta shikojnë edhe si një fitore këtë pikë përballë Vllaznisë, që gjithsesi ruan pozitat në krye, deri kur në fushë të zbresin edhe rivalët.



Kukësi-Kastrioti dhe Tirana-Egnatia mbyllin javën e dytë në Superiore.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas