Vlorë – Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është vendosur në pranga, me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinj.
Uniformat blu bëjnë të ditur se është arrestuar Gert Kalaj, banues në Orikum, Vlorë.
I riu është vendosur në pranga pasi Gjykata e Messinas, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Njoftimi i Policisë:
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar. Operacioni nga DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.
Vihet në pranga nga Policia, një 30-vjeçar në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana dhe Departamentin e Policisë Kriminale, mbrëmjen e djeshme kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
-G. K., 30 vjeç, banues në Orikum, Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Messinas, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.
Etiketa: arrestohet 30-vjeçari, i shpallur ne kerkim, vlore