Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim dhe kreu i delegacionit të BE, Luigi Soreca e konsiderojnë historike anëtarësimin e Shqipërisë për dy vite në Këshillin e Sigurimit.
Përmes një postimi në Tëitter, Kim shprehet: “Historia u shkruajt: urime Shqipërisë për zgjedhjen për herë të parë në histori në Këshillin e Sigurisë së OKB. SHBA mirëpresin të punojnë me Shqipërinë edhe më ngushtë në rajon & mbarë botën. Urime!”“.
Një ditë historike e ka cilësuar edhe ambasadori i BE-së, Soreca. Ai shton duke shkruar se pret që të punojë më pranë me vendin tonë për të adresuar çështjet globale.
“Ditë historike për Shqipërisë dhe popullit e saj. Urime për zgjedhjen si anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 2022-2023! Presim të punojmë edhe më pranë së bashku në adresimin e çështjeve globale!”, shkruan Soreca.
Shqipëria do të jetë anëtare e Këshillit të Sigurimit për dy vite, 2022-2023. 175 vota mori vendi ynë sot, nga 117 që i duheshin, ndërsa votuan 190 vende.
LEXO EDHE:
Historike – Shqipëria zgjidhet anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit