Kryesore

Anëtarët e KQZ: Policia i merr në mbrojtje, Kapexhiu i ‘thumbon’







               Publikuar në : 13:37 - 12/06/19 |
mapo.al

Katër anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, të cilët refuzuan të pranojnë dekretin e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve, janë marrë në mbrojtje.


Mësohet se kërkesa është bërë në Ministrinë e Brendshme nga vetë katër anëtarët e KQZ. Atyre u janë vënë në dispozicion truproja që i mbajnë nën mbikëqyrje.

Kështu në mbrojtje janë vënë nënkryetari Denar Biba, Edlira Jorgaqi, Bledar Skënderi dhe Rezarta Bitri.

Ndërkohë KQZ do të vijojë me mbledhjen e radhes, “sipas rendit të punës në kuadër të procesit zgjedhor të 30 qershorit”.

Nga ana tjetër, këtë situatë të krijuar në KQZ e ka ‘komentuar’ me penën e tij edhe mjeshtri Bujar Kapexhiu.

Ai vjen me një karikaturë, ku anëtarët e KQZ etiketohen si kllounë.


Etiketa: , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas