Aktualitet

Anëtari i bandës së Durrësit nuk është i vetmi/ ‘Kokat’ që liroi nga qelia gjykatësi Piro Sota





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 17:32 - 20/01/20 |
mapo.al

Piro Sota, gjykatës i Fierit i cili dha vendimin për lirimin e parakohshëm nga burgu të ish-anëtarit të Bandës së Durrësit Sardian Sulejmani, ka liruar nga qelia edhe emra të ‘spikatur’ të kronikës së zezë.


Në vitin 2018, ai dha dy vendime brenda dy muajve duke liruar para kohe nga qelia dy personazhe, arrestimi i të cilëve bëri jo pak ‘zhurmë’ në opinionin publik.



Sota, i cili ende nuk është përballur me vetingun, dha vendimin për lirimin e Ermal Hoxhës, nipi i diktatorit të dënuar për laboratorin e kokainës në Xibrakë të Elbasanit dhe më herët biznesmenin Fatmir Kajolli, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të Fierit nën siglën e Partisë Republikane, ndaj të cilit rëndonte një dënim për trafik droge i dhënë nga drejtësia italiane.


Lirimi i Fatmir Kajollit
Sota dha vendimin që liroi Kajollin duke e cilësuar të kryer dënimin e tij, pasi kishte qëndruar 2 vjet në qeli, kishte përfituar dy vjet nga amnistia, 90 ditë ulje dënimi për sjellje të mirë dhe kohën e paraburgimit. Kështu, i dënuar në Itali me 22 vite burg, Fatmir Kajolli ia doli të shlyejë dënimin në Shqipëri me vetëm dy vjet qëndrim në qeli.

Fatmir Kajolli

Lirimi i Ermal Hoxhës
Pak kohë më pas, më 13 shtator 2018, Piro Sota dha vendimin e lirimit të parakohshëm nga qelia të Ermal Hoxhës.

Gjyqtari e argumentoi vendimin e tij te raportet pozitive të drejtorisë së burgut të Fierit dhe Shërbimit të Provës, të cilat vlerësuan sjelljen e Hoxhës në burg si dhe mundësitë e tij për rehabilitim jashtë tij. Gjyqtari përmendi edhe kontratën e punësimit si një argument për riintegrimin e tij në shoqëri.

Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha

Ermal Hoxha u akuzua si një prej personave kyç në dosjen e njohur si “Xibraka”. Sipas dosjes hetimore, roli në tij në grupin kriminal ishte transportimi i dy ekspertëve kolumbianë të kokainës drejt laboratorit në Xibrakë të Elbasanit. /BN/

LEXO EDHE: 

Skandali i radhës i drejtësisë/ Lirohet një tjetër anëtar i “Bandës së Durrësit” (EMRI)


Etiketa: , ,

Pas