Për sigurinë e Samitit të NATO-së që do të mbahet në kryeqytetin belg Bruksel do të angazhohen 2400 pjesëtarë të policisë dhe 1000 ushtarë.
Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, para takimit të Komitetit për Mbrojtje dhe Marrëdhënie të Jashtme,dha informacione lidhur me masat e marra për Samitin e NATO-së, ku nikoqire do të jetë Belgjika, njofton INA. Michel tha se Qeveria e Belgjikës ka marrë të gjitha masat e sigurisë për Samitin.
Michel theksoi se ky samit do të kontribuojë në imazhin e shtetit. Ai tha se për samitin i cili do të mbahet mes datave 11-12 korrik në selinë e re të NATO-së në Bruksel ku do të marrin pjesë presidentë dhe kryeministra nga 29 vende anëtare, do të angazhohen 3,400 forca sigurie.