fbpx

Aktualitet

Angela Martini dhuron 30 mijë euro për të prekurit nga tërmeti





               Publikuar në : 10:28 - 03/12/19 |
mapo.al

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Angela Martini ka dhuruar 30 mijë euro për të prekurit nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Angela ka ndarë faturën e shumës që dhuruar, si dhe ka bërë një shkrim mjaft prekës, ku nuk ngurron t’i bëjë thirrje për solidaritet të gjithë shqiptarëve anembanë.


“Tragjeditë qenkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde…dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin tim. Ndoshta shumë gjëra koha do të na ndihmojë t’i harrojmë, por e sigurt që nuk do të harrojmë këtë forcë dhe solidaritet që kemi treguar ne si komb dhe të gjithë miqtë tanë për ne në këto ditë dhimbje. Prandaj nëse nuk e ke bërë ende, solidarizohu dhe ti – ndihmo dikë të mos jetë vetëm”-ka shkruar Angela Martini.



Risjellim në vëmendje se tërmeti me magnitudë 6.4 ballë mori 51 jetë, si dhe plagosi mbi 900 persona.



Etiketa: ,

Pas