ShowBizz

Modelja: Si ia doli nëna ime pas jetës së vështirë në Shqipëri






               Publikuar në : 12:33 - 22/08/19 |
mapo.al

Modelja e njohur shqiptare që jeton në SHBA, Angela Martini njoftoi se së shpejti do të botojë një libër, ku në qendër ka historinë e nënës së saj, që ka kaluar peripeci në Shqipëri, por ia doli të gjente veten në Zyrih.


Pyetur nga revista“Viva Glamm Magazine” se çfarë mësimi do të nxjerrin gratë nga libri i saj, modelja ka rrëfyer:

“Thjesht imagjinoni një grua 47-vjeçe që është beqare me 2 fëmijë e që jeton në varfëri në Shqipëri. Pa shtëpi sepse e humbi atë… Ajo ka luftuar me shumë probleme, ka patur të ardhura vetëm 60 dollarë në muaj dhe kishte kaluar 2 martesa të dështuara. Ajo bëhet një mësuese e respektuar e Universitetit në Cyrih të Zvicrës, gjen dashurinë e vërtetë të jetës së saj, merr një pagë të madhe dhe përfundimisht shpërblehet me një çmim të UNESCO-s për një projekt humanitar për gratë! A mund të gjeni motiv tani për të punuar për ëndrrat tuaja?” – është shprehur Angela Martini.

Edhe më herët modelja ka folur për marrëdhënien teper të veçantë me nënën e saj dhe ka postuar foto me diçiturë “Idhulli im”, por tashmë do të presim deri në tetor kur të botohet libri për të parë narrativën e këtij libri.

*Në foto Angela Martini me nënën e saj

 


Etiketa: , ,

Pas