Aktualitet

Angela Merkel vizitë lamtumire në Ballkanin Perëndimor, zbulohet agjenda














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:33 - 08/09/21 |
mapo.al

Më 14 shtator Kancelarja Angela Merkel do të takojë krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Më parë ajo do të qëndrojë në Beograd.






Siç njoftoi zëdhënësja e qeverisë gjermane, Martina Fietz, Kancelarja do të takojë në Beograd edhe përfaqësues të shoqërisë civile nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.








Në Tiranë, përveç kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ajo do të takojë në biseda biletarale edhe krerët e qeverive të Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.



Tregu i Përbashkët Rajonal
E pyetur nga DW për pritshmëritë e kancelares në këtë udhëtim, zëvendëszëdhënësja e qeverisë gjermane, Martina Fietz, theksoi se Kancelarja do të bisedojë për Tregun e Përbashkët Rajonal.



Ajo kujtoi se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë zotuar në konferencën e tyre të fundit virtuale drejtuar nga kancelarja Merkel, më 5 korrik të këtij viti, se do të angazhohen për implementimin e saj.

Lexo edhe :  Rama: Pa Merkel, Ballkani s'do ishte njësoj, për detin e diellin jemi përpara BE

Fietz tha se kjo do të jetë temë e bisedave, pa hyrë më tej në hollësi për qëndrimin e kancelares rreth nismës më të fundit të tre liderëve ballkanikë, Rama, Zaev, Vuçiç, të quajtur Open Balkan./DW/

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas