Aktualitet

Angli/ Kokainë dhe armë në banesë, pranga dy shqiptarëve (Emrat)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:17 - 11/05/20 |
mapo.al

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia britanike pasi iu sekuestruan kokainë, armë dhe paund në banesë. Mediat angleze raportojnë se aksioni policor u zhvillua më 7 maj në zonën e Hornsey si pjesë e një hetimi nga ana e përbashkët e NCA dhe Policisë Metropolitane, sektori i Krimit të Organizuar (OCP).


Konkretisht në pranga ranë dy shqiptarët Arben Sulka, 30 vjeç si dhe Elton Osmenaj, 32 vjeç.
Gjatë kontrollit në banesë, dy të rinjve iu gjeten në një dollap 25,000 Paund dhe 24 fishekë si dhe një ditar, ku shënoheshin të dhënat e aktivitetit të shpërndarjes së drogës.


Po ashtu, mes veshjeve, atyre iu gjet dhe një pistoletë e kalibrit “.32”, ndërsa pas tualetit ata kishin një kilogramë kokainë. ‘Hamhigh.co’ shkruan se Sulka u përpoq të arratisej duke u hedhur nga ballkoni, por tentativë që rezultoi pa sukses. Ndaj tij rëndon akuza e shpërndarjes së lëndëve narkotike.


Ndërkohë, Elton Osmenaj, i cili jetonte në të njëjtën banesë me Sulkën u arrestua një ditë më vonë, në një zonë tjetër të Londrës. Ndaj Osmenaj, përveç akuzave të shpërndarjes së lëndëve narkotike, rëndon edhe ajo e armëmbajtjes pa leje.



Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas