Aktualitet

Angli/ Një trup i gjetur, dyshohet të jetë i 6-vjeçarit të zhdukur të shtunën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:39 - 21/08/19 |
ro ot

Grupet e shpëtimit vijojnë kërkimet e 6-vjeçarit Lucas, i cili ra në lumë teksa peshkonte me të atin në Kent/Angli. Sipas raportimeve të mediave britanike, djali i vogël ra në ujë të shtunën, ndërsa kërkimet për të vijojnë prej katër ditësh. Policët dhe zhytësit e specializuar në River Stour, Kent, përdorën detektorë dhe dronë për kërkim.


Një zëdhënës i Policisë në Kent konfirmoi këtë mëngjes një trup të gjetur. Identifikimi zyrtar nuk është bërë ende. Mësohet se Lucas-i 6-vjeçar ishte përpjekur të hidhej në një varkë në momentin kur ra në ujë. I ati dhe disa njerëz të tjerë u përpoqën ta shpëtojnë, por e pamundur.



Kryeinspektori Mark Weller, nga Policia e Kentit, tha: “Ky është një incident tragjik dhe shqetësues për të gjithë, familja e Lukasit është “shkatërruar” në mënyrë të kuptueshme. Kemi patur shumë vullnetarë të cilët na kontaktuan për t’u vënë në kërkim të Lucasit”.


Më parë, policia tha se ishte “e pamundur” që ai të gjendej i gjallë.

Kirsty Furze, nëna e vogëlushit tha se djali kishte marrë disa mësime noti në shkollë, por sipas saj, nga frika ai do jetë paralizuar.

Anëtarët e familjes iu bashkuan kërkimit këtë javë ndërsa vullnetarët “gjuanin” rreth zonave pranë lumit Stour sëbashku me policinë, Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Kent dhe HM Coastguard.

Lexo edhe: 

Angli/ Zhduket 6-vjeçari, ra në lumë teksa peshkonte me të atin

 

<
>
5 22 66 lucas map

/thesun.co.uk/

 

 

 

 


Etiketa: , , , ,

Pas