Aktualitet

Angli/ Vritet vajza, policia arreston 13-vjeçarin si të dyshuar








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:55 - 08/12/19 |
mapo.al

Një vajzë 25 vjeçe mbeti e vrarë mbrëmjen e djeshme pasi disa persona tentuan ta grabisnin e më pas e goditën me thikë.


Ngjarja e tmerrshme ndodhi mbrëmjen e së shtunës (7nëntor) në Rushden, Northants.


Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të cilët arritën në vendin e ngjarjes, 25 vjeçarja nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.


Policia ende po vijon hetimet teksa ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e saj.


Njëri prej tyre është ende 13 vjeç ndërkohë që mbahet nën kujdestarinë e autoriteteve, ndërsa personi tjetër është 27 vjeç.



Etiketa: , ,

Pas