Dy shqiptarë, “mjeshtra” për kultivim të lëndëve narkotike janë akuzuar nga drejtësia britanike në një fermë kanabisi në Britaninë e Madhe.
Jetmir Metush është dënuar me pesë vite burgim nga drejtësi,a angleze ndërsa, shqiptari tjetër Aleks Gjini është dënuar me 2 vite e gjysmë burg.
Gjykatësi Marson urdhëroi gjithashtu asgjësimin e drogës dhe pajisjeve të sekuestruara, si dhe konfiskimin e parave të sekuestruara gjatë hetimeve.
Mediat britanike raportojnë se shqiptari Jetmir Metushi ,siguronte godina bosh në të cilat ndërtonte ‘shtëpitë e barit’. Ai u’a ka mësuar edhe të tjerëve se si t’i drejtojnë dhe menaxhojnë fermat e kanabisit.
Ndërsa shqiptari tjetër Aleks Gjinin punonte si roje dhe kultivues i kanabisit. Në një nga fermat e ngritura nga Metushi u gjetën 402 bimë kanabisi gati për korrje, me një vlerë të përllogaritur afro 200 mijë paund nëse do të hidheshin në treg.
32 vjeçari Gjini ra në prangat e policisë teksa u përpoq t’i shpëtonte efektivëve në afërsi të fermës së kanabisit. Ishte rekrutuar nga Metushi vetëm pak muaj para se të arrestohej.