Aktualitet

Anglia rihap baret, restorantet dhe parukeritë, për herë të parë në tre muaj





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:04 - 04/07/20 |
mapo.al

Një nga vendet më të vonuara në Europë për rihapjen, Britania e Madhe nga sot ka lejuar funksionimin e kafeneve, bareve, restoranteve, parukerive dhe kinemave për herë të parë pas disa muajsh.


Britania e Madhe ngelet vendi me më shumë viktima në Europë nga COVID-19, dhe vendosi që në qershor mos hapë bizneset me rëndësi jo- parësore.


Ndërkohë Britania e Madhe do të lejojë nga 10 korriku udhëtarët e 57 vendeve të botës pa karantinim, dhe në listë nuk hyn Shqipëria, pasi cilësohet si një vend me shkallë të lartë infektimi nga COVID-19 kohët e fundit.


I vetmi qytet në Britaninë e Madhe, ku nuk janë lehtësuar masat e Lock-Down, por përkundrazi janë rikthyer është Leicester, qyteti qendror problematik në 2 javët e fundit sa i përket rasteve me COVID-19.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas