KAS do të marrë vendimin për ankesën e PD lidhur me reduktimin e listës së kandidatëve.
PD u ankua në KAS pasi KQZ vendosi t’u heqë dhjetëra kandidatë nga lista. PD dorëzoi pas korrigjimit të listave 222 kandidatë, ndërkohë KQZ theksoi se lejohen deri në 153.
Edhe në seancën e sotme PD nëpërmjet sekretarit për zgjedhjet, Ivi Kasi kërkoi që lista të regjistrohet e plotë pasi cënohen të drejtat e kandidatëve, partive politike dhe koalicionit në tërësi.