Aktualitet

Ankesat e të afërmve të të sëmurëve me koronavirus, Meta: Të reflektohet menjëherë, duhet transparencë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:08 - 06/08/20 |
mapo.al

Pas fotove të publikuara nga mediat, për shqetësimin e disa familjarëve të pacientëve me Covid, të cilët ankoheshin se nuk kishin marrë informacione prej 36 orësh, reagon edhe presidenti Ilir Meta.


Sipas kreut të shtetit, “familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë”.


Ai shton se: “Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm”.


Postimi i Metës
Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë.
Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm. 


Sot në media u publikun disa foto të grumbullimit të familjarëve, ndërsa kishte dalë për t’i sqaruar mjeku i njohur Pëllumb Pipero. Familjarët pretendonin se kishin 36 orë pa marrë informacione mbi shëndetin e të afërmve të tyre.

<
>
grumbullime grumbullime1 grumbullime2


Etiketa: , ,

Pas