Aktualitet

Ankimimet për 25 prillin, KAS vendos nesër për Gjirokastrën, Beratin dhe Vlorën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:24 - 18/05/21 |
mapo.al

Të mërkurën Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të marrë vendimin nëse do të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Gjirokastrës, Beratit dhe Vlorës.






Raporti i të dhënave të kryqëzuar për Gjirokastrën, nga ku rezultojnë 74 raste të dyshimta të votimit të dyfishtë, është lexuar në këndvështrime të ndryshme nga PS dhe opozita. Madje edhe anëtarët e KAS-it ishin të ndarë në këtë çështje.


Për t’i dhënë përgjigje nëse 12 shenjat e gishtërinjve për 70 firma elektronike i takojnë operatorëve të KQZ apo janë tentativa të votuesve, PS dhe KAS kërkoi praninë e nënkomisioneres Lealba Pelinku.





3 anëtarët e KAS-it sërish refuzuan kërkesën e PD për të marrë informacion nga institucionet e tjera për Qarkun e Vlorës, ndërsa pranuan për të marrë raportin nga pajisja PEI në KQZ.

Lexo edhe :  KAS rrëzon një tjetër kërkesë të PD, pranon atë të LSI


Për sa i përket Beratit, kandidati i LSI-së, Ardit Çela, i cili nuk ka arritur të marrë mandatin për 77 vota, me anë të një postimi në Facebook akuzon KQZ-në se ka futur duart në procesin zgjedhor.



Për KZAZ 66 në Berat, Çela publikon dy proceverbale të cilat pavarësisht se i korrespondojnë të njëjtës Qendër Votimi, numri i fletëve të votimit nga marrja në dorëzim deri në mbyllje ka ndryshuar me 38 fletë.

LEXO EDHE: 

KAS rrëzon një tjetër kërkesë të PD, pranon atë të LSI

1


Etiketa: , , ,

Pas