Aktualitet

Ankimimi i PD dhe LSI / Shtyhet për nesër vendimi i KAS për Qarkun e Beratit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:29 - 14/05/21 |
mapo.al

Komisioni i Apelit dhe Sanksioneve në KQZ ka shtyrë për nesër vendimin për ankimimin e PD dhe LSI për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Qarkun e Beratit. Ky vendim pritet të shpallet ditën e nesërme (15 maj 2021), në orën 10:00.






Elvis Çefa ka njoftuar se KAS po vlerëson mundësinë e marrjes së provave shtesë dhe për këtë arsye iu nevojitet më shumë kohë.


 







“Për të bërë një njoftim për palët pjesëmarrëse në këtë proces. Duke qenë se KAS po vlerëson mundësinë e marrjes së disa provave shtesë që do të jenë të domosdoshme do të na duhet edhe pak kohë tjetër shtesë për të identifikuar të gjitha. Për këtë arsye ne do të rrimë të tërhequr si komision për ta rimarrë këtë seancë bashkë me vendimin nesër në orën 10:00,” deklaroi ai.



Dy partitë opozitare kanë kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve në këtë qark, pasi pretendojnë parregullsi. Përfaqësuesit ligjorë të PD dhe LSI prezantuan sot faktet dhe provat në mbledhjen e KAS.



1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas