KAS merr vendim të ndërmjetës ku rrëzon kërkesën e PD për marrjen e provave shtesë që sipas opozitës konfirmojnë masakrën zgjedhore në Durrës.
KAS vendos të marrë të dhënat e kryqëzuara të shenjave të gishtave për Durrësin me kërkesë të anëtarëve të KAS, Ledio Braho dhe Elvis Çefa.
KAS vendosi që kërkesa e dy anëtarëve të KQZ, Elvis Çefa dhe Ledio Braho t’i përcillet administratës së KQZ për të dhënat nga sistemi identifimimit biometrik PEI, mbi pretendimet e PD se 300 votuesve në Qarkun Durres u është blerë vota.
Kujtojmë se më herët avokati i PD, Marash Logu, foli me emra, duke thënë se kush janë personat që kanë bërë shit-blerje votash në qarkun e Durrësit.
“Zoti Ardian Çela ka qenë nën akuzë si nënkryetar i Durrësit. Drejtuesi faktik i Durrësit ishte Vangjush Dako, anëtar i Kryesisë së PS-së, i lidhur me bandat e kriminelët. Kujtojmë se gjykata liroi Lulzim Berishën, pasi Dako kishte dhënë garanci për punësimin e tij në bashki. Po ashtu, Dako del në përgjime edhe në gazetën Bild, rezulton se ai telefonon anëtar të klanit kriminal Avdylaj.
Jurgis Çyrbja ka dalë i përfshirë në veprimtari kriminale, Ilir Ndraxhi doli në përgjimet e Bild si njeri me të cilin flisnin kriminelët e Abdylajt. Rrahman Rraja njihet se familjarët e tij janë përfshirë në vepra të rënda kriminale. PD ka bërë 50 kallëzime në SPAK për abuzime. Kemi denoncuar disa persona, si të përfshirë në skemë kriminale në shit-blerje të votës në Durrës, Shijak dhe rrethina. Ne kemi denoncuar me emra se kush janë ata që janë përfshirë në skemën kriminale të shit-blerjes së votës.
Në Krujë, ishte aktiv në blerje votash Artur Bushi dhe Xhelal Rraja. Në Durrës, Ardian Çela ka shpërndarë para tek individë. Edhe Plator Mehmeti, ka blerë vota. Në Shijak, Altin Hajri, ishte aktivizuar në shit-blerje votash, edhe pse në kërkim për vepra të rënda penale, shoqëruar nga Jurgis Çyrbja. Edhe Durim Keçi është aktivizuar në shit-blerje votash, person me precedent kriminal, dënuar në Itali me disa vjet burg”, deklaroi Logu.
Deklaratat në KAS
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu: Ne besojmë që të gjitha faktet, rrethanat dhe të gjitha që ne parashtruam do faktohej në të gjitha përmasat e saj reale përmes marres së këtyre provave pranë organeve publike dhe neni 137.
Si prova që duhet të administrohen nga administrata zgjedhore kërkojmë që të merren të dhënat e kryqëzuara ndërmjet pajisjeve të identifikimit elektronik për zonën zgjedhore Qarku Durrës si dhe nga ana jonë janë depozituar tre lista me rreth 300 emra dhe kërkojmë që nga administrata zgjedhore të verifikohet në qoftë se këta persona kanë votuar në Durrës, në cilat qendra votimi kanë votuar.
Si dhe nëse kanë qenë pjesë e administratës zgjedhore. Kjo është një provë e re që po e bëjmë në mënyrë verbale.
Lista është pjesë e provave tona. Janë 300 emra personash që ne mendojmë se kanë të dhënat e tyre personale emër, mbiemër, numër telefoni, QV adresa, por edhe shumat e parave që ata kanë marrë në këmbim të votës, por duam që nëpërmjet të dhënave që do të kryqëzohen nga administrata zgjedhore të verifikohet nëse kanë votuar nëpërmjet listave të zgjedhësve si dhe ta paraqiten të dhëna nëse kanë qenë pjesë e administratës zgjedhore. Janë prova që mund të merren nga ana e KLQZ sepse janë nën administrimin e saj.
Pyetje: Kush është qëllimi i kërkimit të kësaj prove?
Përfaqësuesi ligjor i PD-së: Nga informacioni që ne kemi marrë nëse rezulton se këta persona kanë marrë para në këmbim të votës tregon pretendimin tonin kryesor që blerja e votës në Durrës ka diktuar rezultatin e zgjedhjeve.
***
Kujtojmë se aleanca PD-AN ka kërkuar rivotim në të gjithë qarkun e Durrësit, duke shpallur të pavlefshme zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa LSI nga ana tjetër ka kërkuar rinumërim të të gjitha votave.