Aktualitet

Ankimimi për Gjirokastrën- KAS pranon kërkesat, por rrëzon marrjen e provave shtesë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:33 - 12/05/21 |
mapo.al

KAS ka vendosur të pranojë provat e PD, LSI dhe Kreshnik Merxhanit për zgjedhjet në Gjirokastër.






Po ashtu KAS ka rrëzuar kërkesat e PD-LSI dhe kandidatit Merxhani për të marrë prova shtesë nga institucionet shtetërore.


Anëtarët e KAS, Braho dhe Çefa kërkojnë informacion nga KQZ lidhur me të dhënat nga pajisja për identifikimin elektronik të zgjedhjeve.





Ndërkohë të premten, më 14 maj shqyrtohen ankesat për qarkun e Beratit.



 



 

”Shqyrtimin e kërkesave ankimore, të subjekteve zgjedhore të LSI, koalicioni PD dhe Aleanca për Ndryshim dhe kandidati Kreshnik Merxhani. KAS u tërhoq në dhomë këshillimin në lidhje me provat e palëve, po ashtu edhe për ankesat ankimore e provat. Provat që palët kanë sjellë do të pranohet për shqyrtim, kërkesat që palët bënë, u vendos rrëzimi i kërkesës së LSI, në lidhje me provat që kërkon të merret. Sa i përket emrave që kanë qenë komisioner, dy anëtarë të KAS-it, i kërkojmë KQZ, që të na vërë në dispozicion sa më shpejt të jetë e mundur që personat në lista kanë qenë pjesë e administratës zgjedhore, nga dita e zgjedhjeve e deri në shpalljen e rezultateve. Kërkesa e fundit me këqyrjen dhe me kryqëzimin e të dhënave nga pajisja identifikuese në Qarkun e Gjirokastrës, kërkojmë që brenda afatit sa më shpejt, të na vihet në dispozicion informacioni në lidhje me pajisjet identifikuese në Qarkun e Gjirokastrës. Në lidhje me kërkesat për prova të subjektit zgjedhor të kandidatit Kreshnik Merxhani, u vendos me shumicë votash rrëzimi i kërkesës.”- tha anëtari i KAS.

46


Etiketa: , ,

Pas