Aktualitet

Ankohet Rudina Hajdari: Nuk më përfshijnë në komunikimet me email për Këshillin Politik





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:42 - 29/07/20 |
mapo.al

Anëtarja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik, Rudina Hajdari, është e shqetësuar se përfaqësuesit e shumicës dhe të opozitës jashtëparlamentare nuk e kanë përfshirë në komunikim.


Në një email ajo shkruan se mospërfshirja e Opozitës Parlamentare ne komunikim shkon kundër frymës së gjithëpërfshirës dhe minon frymën e kompromisit dhe konsensusit qe kemi mbajtur deri tani.


Hajdari shprehu indinjatën që për herë të dytë nuk u përfshi në komunikimin e radhës lidhur me tematikat dhe logjistiken e organizimit të mbledhjeve të Këshillit Politik.


“Uroj që ky të mos jetë qëllimi juaj, sepse do te ishte zhgënjyese për qytetaret shqiptare dhe për komunitetin ndërkombëtar. Uroj gjithashtu qe te ketë qene serish thjesht një gabim teknik apo mungese kujdesi.


Gjithsesi, ju bej me dije se ne emër te opozitës parlamentare, rikonfimoj prezencën time ne Këshillin Politik sot me 29 Korrik, ora 18:00”, shkruhej në emailin e dërguar.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas