Ka arritur thuajse të bëhet realitet deri në detajet finale, interesimi i Nju York Kozmos në adresë të Ansi Agollit.
Mediat në Azerbajxhan kanë bërë me dije se drejtuesit e klubit nuk pritet të pengojnë shqiptarin.
“Agolli luan prej shumë vitesh këtu dhe ka qenë si në shtëpi. Nuk do të ketë asnjë penalitet nëse ai zgjedh një kontratë që i ofron atij një të ardhme të mirë”, tha drejtori sportiv i Karabak.
Për shqiptarin, pritet një ndeshje lamtumire me Karabak para largimit.