Aktualitet

Anthony Faucci: Mendoj se nuk duhet t’i japim më kurrë dorën askujt





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:55 - 09/04/20 |
mapo.al


Edhe pas përfundimit të pandemisë, mund të na duhet të mos i japim më kurrë dorën njeriu. Ky është parashikimi i zymtë që bën Dr. Anthony Faucci, shefi i Institutit Kombëtar Amerikan për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, që prej vitit 1984.


Në një bisedë me “Wall Street Journal”, ai tha se stili i përshëndetjes në Europë dhe Amerikën e Veriut mund të ndryshojë përgjithmonë. “kur kthimi në normalitët bëhet gradualisht, nuk mund të nxtohemi”, tha ai. “një nga gjërat që duhet të vazhdojmë të bëjmë është larja sa më e shpeshtë e duarve, me detyrim. Një tjetër është të mos i japësh më kurrë dorën askujt. Për të qenë i sinqertë, mendoj se nuk duhet t’i japim më kurrë dorën askujt”.


Specialisti i viruseve, këshilltar në grupin e ngritur nga presidentit Trump mbi koronavirusin, tha se mendonte që situata në SHBA mund të përmirësohet në fund të prillit.


Sipas të dhënave më të fundit nga Universiteti “John Hopkins”, në SHBA janë regjistruar mbi 430 mijë raste me koronavirusit, ndërsa numri i viktimave është mbi 14800. Nga të gjithë 50 shtetet, territoret dhe Distrikti i Kolumbias, vetëm shteti i Uajoming nuk ka raportuar ende asnjë viktimë.


Etiketa: ,

Pas