Saturday, March 25, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Anthony Fauci: Kujdes me hapjen e shkollave, fëmijët të rrezikuar

by mapo.al
15/05/2020
in Aktualitet, Bota
0

Zyrtari i shëndetit publik Anthony Fauci debatoi me një senator të martën për çështjen se kur duhen rihapur shkollat amerikane. Dr. Fauci pranoi se nuk është ai që thotë fjalën e fundit për vendime të lidhura me pandeminë, por paralajmëroi që të mos tregohemi shumë të bindur se rreziku është i vogël ndaj fëmijëve, pasi ende dimë shumë pak për këtë aspekt.

Një senator republikan, partia politike e Presidentit Donald Trump, vuri në pikëpyetje saktësinë e modelit që mat trajektoren e pandemisë.



Senatori Rand Paul
Senatori Rand Paul

“Megjithë respektin që kam për juve, Dr Fauci, nuk mendoj se jeni fjala e fundit. Nuk mendoj se ju jeni personi që merr vendimet. Ne mund të dëgjojmë këshillat tuaja, por ka njerëz nga ana tjetër që thonë se nuk do të ketë një rritje (të virusit) dhe se ne mund ta hapim me siguri ekonominë, dhe faktet e mbështesin këtë. Por nëse i mbajmë fëmijët jashtë shkollës edhe për një vit tjetër, ajo që do të ndodhë është se fëmijët e varfër që nuk kanë një prind në gjendje t’u japë mësimdhënie në shtëpi, nuk do të mësojnë për një vit të plotë. Dhe unë mendoj se ne duhet të shqyrtojmë modelin suedez dhe duhet të shohim si t’i lejojmë fëmijët tanë të kthehen në shkollë. Mendoj se është një gabim shumë i madh nëse nuk i hapim shkollat në vjeshtë“, tha Senatori republikan Rand Paul.

Dr. Fauci, i cili sapo kishte paralajmëruar ligjvënësit për rrezikun, reagoi duke vënë në dukje se ai është shkencëtar dhe flet vetëm për aspekte shkencore.

“Asnjëherë nuk e kam bërë veten të jem zëri i fundit dhe i vetëm në këtë. Unë jam një shkencëtar, mjek dhe zyrtar i shëndetit publik. Jap këshilla sipas të dhënave më të mira shkencore. Ka një numër njerëzish të tjerë që japin këshilla më shumë të lidhura me gjërat që përmendët, për nevojën për ta rikthyer vendin përsëri ekonomikisht. Unë nuk jap këshilla për gjërat ekonomike. Unë nuk jap këshilla për asgjë tjetër përveç shëndetit publik… Së dyti, duhet të jemi ‘modestë’ për ato që nuk dimë. Mendoj se nuk dimë gjithçka rreth këtij virusi. Dhe me të vërtetë duhet të jemi shumë të kujdesshëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët, sepse sa më shumë mësojmë, ne po shohim gjëra që mund të bëjë ky virus që nuk i kemi parë nga studimet në Kinë ose në Evropë“, tha Dr. Fauci.

Dr. Fauci përmendi rastet e një sindrome që mendohet se lidhet me koronavirusin dhe që ka vrarë të paktën tre fëmijë deri më tani në Nju Jork dhe ka dëmtuar dhjetëra të tjerë.

Sindroma ka simptoma të ngjashme me shokun toksik dhe sëmundjen Kawasaki, si temperaturë, acarime të lëkurës, fryrje të gjendrave, dhe në rastet më të rënda komplikacione të arterieve të zemrës. VOA

Tags: Anthony Faucifemijet te rrezikuarHapja e shkollaveKoronavirusi

JU SUGJEROJME

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut
Aktualitet

ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut

03/03/2023
Next Post
Atentati në Vlorë që rikthen hakmarrjet mes dy fiseve

Atentati në Vlorë që rikthen hakmarrjet mes dy fiseve

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In