Aktualitet

Anthony Fauci: Vala e dytë e Covid-19 është e pashmangshme





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:21 - 30/04/20 |
mapo.al

Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, tha se një valë e dytë e koronavirusit është e pashmangshme.


Fauci deklaroi se virusi ndoshta nuk do të zhduket për shkak të transmetitmit dhe përhapjes së tij në të gjithë botën.


“Unë jam pothuajse i sigurt se virusi do të kthehet. Virusi është shumë i transmetueshëm dhe është përhapur globalisht,” tha Fauci, duke theksuar se ndërsa rastet në SHBA stabilizohen, vende të tjera të botës si Afrika e Jugut po shohin një rritje të rasteve.


”Është e pashmangshme që ne do të kemi një kthim të virusit ose ndoshta ai kurrë nuk do zhduket,” shtoi ai.


Ndërsa shtetet në të gjithë vendin ndërmarrin hapa për të rihapur ekonomitë e tyre, Fauci tha se testimi, izolimi i atyre që janë të infektuar dhe gjetja e kontakteve të tyre do të jetë kyç në muajt e ardhshëm.

SHBA është vendi më i prekur nga Covid-19 në botë.

Deri më tani janë shënuar 61,734 viktima dhe janë regjistruar 1,065,956 të infektuar.


Etiketa: , ,

Pas