Aktualitet

Anti-KÇK, Meta: Do të dështojë, ligji duhet të vepronte ndaj Dvoranit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:09 - 17/02/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta përsëriti se ligji anti-KÇK ka për të dështuar, pasi sipas tij, nisma është në shkelje me Kushtetutën. Gjatë konferencës së jashtëzakonshme për mediat, ku denoncoi prova të reja ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani, lidhur me veprimtarinë e tij, sipas Metës, kriminale për të kapur Gjykatën Kushtetuese, Meta tha se nisma anti-KÇK nuk e besojnë as qytetarët.


“Presidenti është shprehur për ligjin e krye-KÇK-së. Ja ku e keni sondazhin në Facebook, 85% nuk e besojnë, vetëm 15% e besojnë. Ligji është anti-kushtetues dhe do të dështojë. Përpjekja për të çuar në Kushtetuerse militantët e partisë. Ky është ligj për Dvoranin dhe ndonjë tjetër si ai”, u shpreh Meta.



KÇK është zhurmë për të spostuar vëmendjente përpkjeja për të finalizaur kapjen e shtetit dhe për të instaluar grushtin e shtetit. Ky është vetëm një grusht shteti. Ti me ca letra bën një grusht shteti, s’ka nevojë për tanke, për gaz, por për ca letra dhe mbyllet çdo gjë me një dorë, çdo pushtet është në një dorë, sovraniteti i Shqipërisë është vetëm në një dorë, të gjitha të drejtat e shqiptarëve janë në një dorë, ka vetëm maliq, nuk ka as ligj dhe as kushtetutë“, tha kreu i shtetit.



Etiketa: , , ,

Pas