Aktualitet

Anti-KÇK mund të ketë sukses vetëm nëse i dhemb mazhorancës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:56 - 03/02/20 |
Mapo.al

Çdo nisëm kundër krimit, bandave, të fortëve dhe sidomos ndaj aseteve të tyre me burim të paligjshëm, duhet të jetë e mirëpritur. Në çdo vend normal, një projekt i tillë duhej të gëzonte konsensus të gjërë në publik. Arsyeja pse tek ne ngjall debat dhe kundërshti të forta, është e thjeshtë. Sepse, si shumë të tjera, ky aksion ka kryesisht motive propagandistike, dhe jo të luftojë vërtetë krimin.


Dihet tashmë nga i madh e i vogël në vend se, lidhjet politike të krimit janë me maxhorancën, kjo edhe për arsyet pragmatike të vetë të fortëve, po edhe në çdo hetim, përgjim që del për trafikantët e mëdhenj, gjatë aktivitetit të tyre zbulohet se sbën një copëz që ka të bëjë me ndërhyrje, blerje, apo shantazh elektoral, në emër të rilindjes.



Njerëzit i njohin mirë, kudo, secilin, çfarë bën dhe për kë punon, kush e mban, kush i bën favore, e kush u jep tendera.


Përtej kësaj, ekspertët kanë evidentuar edhe premisa shqetësuese, se kjo paketë instalon “de facto” një shtet represiv militar, ku kryepolici merr shumë të drejta, mbi të drejtat e njeriut, dhe për më tepër, na bëhet pasqyra e madhe e ndërgjegjes në vend, pikërisht në kohën kur fort mirë dihet se polici, shefi, apo kryepolici, më e pakta i kanë lejuar bandat të rriten e të forcohen.

PD mund të kishte shmangur zjarrin që lëshoi sot Edi Rama dhe mediat e tij, ndaj saj, qoftë edhe vetëm me një fjali. Duke përshëndetur e mbështetur çdo masë ndaj krimit. Më pas, mund të kishte lëshuar gjithë akuzat që ajo ka, për faktet që di. Po mesa duket, opozita e konsideron që në krye, se ajo që e quan qeveri të krimit, më të madhen KQK, nuk mund të luftojë KQK.

Në këto kushte kur ky debat ka shkuar shumë larg, dhe kur Edi Rama vetë i ka rritur pritshmëritë në publik për këtë nismën e fundit, ai ka vetëm një rrugë që të dalë pa u bërë qesharak në këtë histori. Nëse ndërmerr masa e aksione që i dhembin atij vetë, mazhorancës, të tijve.

Nëse e ka seriozisht, dhe nuk është strategjia e radhës për PR, ai shtë i denuar të godasë pikërisht të fortët që në çdo qytet, kanë qënë shtabi i tij elektoral, dhe kanë marrë favore pa fund, kanë kontrolluar zyrat publike, kanë plaçkitur prona, troje dhe ç’u ka dalë përpara.

Duhet pranuar se PD, ka prej vitesh një distancë të prekshme me këta tipa. Emrat e tyre kanë fluturuar nga foltorja e kësaj force politike çdo ditë. Pra PD është në shemri, në armiqësi me ta, dhe është pak e guximshme për kryeministrin të dalë të thotë sot se opozita u ushqeka dhe ushqen krimin.

Sikur kjo nisëm të jetë e vërtetë dhe gjenuine, ai nuk ka shumë mundësi e terren të frikësojë demokratët. Por bash njerëzit e tij më të afërt. Ata duhet të fillojnë të djersijnë. Ashtu sikurse, nëse rezulton e gjitha propagandë, dhe aksion selektiv, do tia hedhin edhe kësaj radhe, duke shtyrë edhe ndoca muaj me ushqimin e ri të PR-it.

/Mapo.al/

 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas