Aktualitet

“Anti-shpifja”, Kryemadhi: AMA si hetuesi, AKEP si xhelat





               Publikuar në : 11:01 - 16/12/19 |
mapo.al

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, akuzon Edi Ramën po largon nga vendi intelektualët duke kthyer të njëjtën situatë si në vitin 1945. Nga tryeza e opozitës për lirinë e medias, Kryemadhi tha se Rama do përdorë dy institucionet në varësi AMA dhe AKEP për të censuruar mediat përmes paketës ligjore të anti-shpifjes që pritet të miratohet në Kuvend gjatë kësaj jave. T’u mbyllësh gojën gazetarëve, tha ajo, është shkelje e të drejtave të njeriut, ndërsa kërkoi solidaritet mes gazetarëve për të mos lejuar zbatimin e censurës ndaj mediave.


“Ne si opozite kemi marrë një vendim largimin nga parlamenti, vetëm një veprim i tillë i opozitës do të shfaqë figurën e vërtetë të një artisti që në thelb ka censurën. Do të kemi një AMA si një hetuesi dhe një AKEP si xhelat.



Strategjia e shpopullimit është e Ramës ku po ikën klasa e mesme, biznesi, gazetarët, opinionistët sepse kanë sigurinë e shëndetësisë për fëmijët etj, e më pas do të sjellë censurën.


Jemi në krah të gazetarëve, jam kundër pronarëve që nëpërmjet gazetarëve të bëjnë qoka nëpërmejt ERTV. Të mbyllësh gojën e gazetarëve është shkelje e të drejtave të njeriut. Duhet solidaritet me njëri-tjetrin. Kemi të njëjtën situatë si 1945 ku nisën spastrimin e intelektualëve. Shqipëria pritet të marrë Presidencën e OSBE dhe kryeministri ecën me mashtrim dhe propagandë”, u shpreh Kryemadhi.


Etiketa: , , ,

Pas