Aktualitet

“Anti-Shpifja” në Venecia, Basha: Provon përpjekjen e Ramës për t’iu mbyllur gojën mediave





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 10:19 - 23/01/20 |
mapo.al

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Evropës për të dërguar në Komisionin e Venecias paketën “Anti-Shpifje”.


Përmes një mesazhi në “Facebook”, Basha thekson se ky akt provon se dy projektligjet e kësaj pakete cenojnë drejtpërdrejtë të drejtën e fjalës dhe të drejtën e informimit, duke dëmtuar rëndë lirinë e mediave në Shqipëri.



Mesazhi i Bashës:


Përshëndes vendimin e marrë nga Komiteti i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për ta çuar paketën e ashtuquajtur “anti-shpifje” në Komisionin e Venecias. Ky akt provon se dy projekligjet e kësaj pakete cënojnë drejtpërdrejtë të drejtën e fjalës dhe drejtën e informimit duke dëmtuar rëndë lirinë e mediave në Shqipëri.

Nga ana tjetër është e turpshme dhe e ulët që Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese i parlamentit kukull nën urdhrat e Ramës, ka rrëzuar dekretin e Presidentit pa reflektuar jo vetëm mbi verejtjet e tij, por edhe ato të komunitetit shqiptar të mediave dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Pushteti aktual qendroi i shurdhër edhe ndaj qëndrimeve të Komisionit Europian që tregonin se mosreflektimi për këtë paketë dëmton procesin e integrimit europian. Kjo indiferencë e kokëfortësi demonstron se Ramës nuk i intereson integrimi europian i vendit por vetëm mbijetesa e tij politike me çdo kusht, përfshirë këtu përpjekjen për t’ua mbyllur gojën mediave. #MOSnaPREKfjalën



Pas