Aktualitet

Anti-shpifja, eurodeputeti: Shqipëria rrezikon kryesimin e OSBE





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:40 - 17/12/19 |
mapo.al

Në një kohë kur mazhoranca ka dërguar në Kuvend nismën “Anti-shpifje”, ligj i cili penalizon mediat online, vjen një paralajmërim i fortë nga Parlamenti Europian. David Lega, anëtar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, eurodeputet suedez, thotë se Shqipëria rrezikon kryesimin e OSBE nëse paketa ligjore miratohet.


Përmes një postimi në Twitter, ai thekson se vendimi i Kuvendit mund të vështirësojë ecurinë e procesit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Gjithashtu, Lega shton se mirëpret qëndrimin e Partisë Demokratike kundër ligjit censurë.



Postimi
Nëse Parlamenti shqiptar miraton ligjet e reja për median, ai vë në rrezik kryesimin nga Shqipëria të OSBE-së. Gjithashtu, ky vendim do të komplikojë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Për këtë arsye, rezistenca e fortë nga Partia Demokratike është e mirëpritur.


Paketa Anti-shpifje pritet të miratohet në Kuvend ditën e mërkurë.

LEXO EDHE:

Nga gjobat te mbyllja e portaleve – Çfarë parashikon “Anti-shpifja”


Etiketa: , , ,

Pas