Aktualitet

Antidroga përforcon kontrollet, trafikantët përdorin rrugët e fshatrave














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:41 - 31/01/12 |
mapo.al

Gjirokastër-Rritja e forcës goditëse të strukturave të Policisë së Shtetit në Qarkun e Gjirokastrës, karshi tentativave të trafikimit të lëndëve narkotike ka bërë që transportuesit e këtyre ngarkesave të përdorën rrugët e fshatrave apo kafshët e ngarkesës për t’i shpëtuar policisë. Sipas specialistëve të antidrogës, duke  konstatuar forcimin e kontrollit nga ana e policisë në rrugët kombëtare apo vijën e gjelbër të kufirit, transportuesit e ngarkesave me lëndë narkotike po tentojnë që të përdorin rrugët rurale të parrahura më parë prej tyre apo transportin me kuaj. “I tillë ishte rasti i fundit i bllokimit të 56 kg marijuanë, e cila ishte marrë në fshatin Lazarat dhe po transportohej me automjet përmes rrugëve rurale të zonës së Picarit”, thonë specialistët e antidrogës. Madje, në këtë rast transportuesit e lëndës narkotike do të përdornin edhe kuajt për ta transportuar sasinë e marijuanës në zonën e Borshit me destinacion Vlorën. “Itinerare të tilla malore ndiqen nga transportuesit  e lëndës narkotike edhe për të trafikuar ngarkesat me marijuanë në drejtim të Greqisë, ku zgjidhen shtigje dhe rrugëkalime të parrahura me parë, me qëllim që t’i shpëtojnë kontrollit të policisë”, thonë specialistët e antidrogës në Gjirokastër. Gjatë ditëve të fundit policia e Gjirokastrës ka goditur tre raste të trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të zonave të tjera të vendit apo me destinacion Greqinë. Gjatë veprimeve të saj antidroga e Gjirokastrës ka sekuestruar në total rreth 210 kilogramë marijuanë, si dhe ka nisur procedimin penal për 9 persona, tetë prej të cilëve janë shpallur në kërkim. B.SH






 


1













Etiketa: , , , , ,

Pas