Kryesore

Antipati për Ahmetajn? Beqiraj: Kur unë hyja në ministri ai dilte






               Publikuar në : 22:22 - 29/04/19 |
mapo.al

Ish-zv/ministrja e Financave Irena Beqiraj ka folur për një marrëdhënie jo të mirë që ka patur me Arben Ahmetajn, i cili ka qenë ministër i Financave dhe Ekonomisë deri para 4 muajsh. Beqiraj thotë se ka patur marrëdhënie profesionale me paraardhësin e tij, Shkëlqim Cani ndërsa Ahmetajn e përkufizonte si ministër jo profesional dhe që nuk dinte të negocionte.


Duke folur në emisionin “A Show” të Adi Krastës, Beqiraj tha se PPP (Parneriteti-Publik-Privat) nuk janë kaq të këqija siç përfliten në opinionin publik. Ajo tha se PPP kanë bërë Anglinë e Kanadanë dhe përdoren në shumë vende, por ajo specifikoi se “PPP në Shqipëri kanë patur dy probleme: 1- Mungesa e njohurive të punonjësve të administratës publike; 2- Mungesa e aftësisë së liderit për të negociuar. Pra mungesa e aftësisë së Ministrit”.



Siç dimë pjesa më e madhe e PPP-ve në vend janë nënshkruar nga Arben Ahmetaj i cili ka drejtuar për 6 vite Ministrinë e Ekonomisë dhe më pas dhe Financat.

Krasta e pyeti znj. Beqiraj nëse e antipatizon z. Ahmetaj dhe ajo u përgjigj: Dua të them diçka që kam mësuar nga babai im “një njeri i fortë nuk merret me të dobëtin sepse ai nuk ndreqet”. Dhe pas insistimit të moderatorit, Beqiraj shtoi: “Kur unë hyja në Ministrinë e Financave ai dilte dhe anasjelltas, kur hynte ai dilja unë…”

/Mapo.al


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas