Aktualitet

Anti-shpifja/ Ekspertët e Venecias zbarkojnë sot në Tiranë, zbardhet agjenda





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 11:18 - 09/02/20 |
mapo.al

Një delegacion i Komisionit të Venecias do të mbërrijë sot në Tiranë, ku nga nesër do të ketë disa takime në lidhje me ligjin antishpifje. Dita e nesërme do të nisë me një takim të delegacionit me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe do të vijojë me takime me grupin parlamentar socialist dhe grupet parlamentare opozitare.


Më tej, agjenda vijon me takimin me anëtarë të Komisionit të Edukimit dhe Medias dhe anëtarë të Komisionit të Ligjeve. Pasdite do të organizohet një takim i përbashkët i delegacionit me përfaqësues të Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.



Dita e hënë do të mbyllet me takimin me Autoritetin e Medias Audiovizuale (AMA).


Të martën, delegacioni i Komisionit të Venecias do të takohet me presidentin Ilir Meta, kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha dhe me kreun e AKEP-it.

Në fund të janarit, mazhoranca njoftoi tërheqjen e përkohshme nga një prej ligjeve që do të kushtëzojë punën e tyre në të ardhmen, pjesë e paketës anti-shpifje. Drafti që parashikon gjoba dhe penalitete për mediat, kryesisht online, mund të pësojë ndryshime, nëse Komisioni i Venecias në mars konstaton se ka probleme.

“Të qëndrojë në programin e Kuvendit, por të shtyhet diskutimi deri sa Komisioni i Venecias të na sjellë raportin e vet”, deklaroi Taulant Balla gjatë seancës së fundit parlamentare.


Etiketa: ,

Pas