Aktualitet

Antishpifja, gazetari Koka: Sulm medias, ndërkombëtarët të reagojnë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:55 - 18/12/19 |
mapo.al

Gazetari i SyriTv, Bledian Koka, ka marrë pjesë në protestën e sotme të gazetarëve përballë Kuvendit, kundër miratimit të ligjeve të censurës nga mazhoranca.





Gazetari Koka ka thënë se “sot është koha për të folur, sepse nesër nuk do të ketë më kohë”. Gjithashtu ai i ka bërë thirrje ndërkombëtarëve të reagojnë më ashpër ndaj këtyre ligjeve censuruese, që e vendosin median online nën kontroll dhe presionin e qeverisë përmes dy instrumenteve të saj AMA dhe AKEP.


“Nëse nuk flasim sot, nuk do të ketë një kohë tjetër për të folur. Këtë mesazh ja cojmë parlamentarëve, por edhe një pjesë të ndërkombëtarëve. Ne nuk flasim dot për parlamentin që kemi përballë, sepse e dimë se cfarë parlamenti është. Është e pamundur të shpresojmë që nga ai parlament të dalë dicka e mirë. Këta njerëz që kanë miratuar vjedhjet e mëdha me koncesione, sot po votojnë kundër medias”, u shpreh gazetari Bledian Koka.

Lexo edhe :  Bledian Koka: Po vendoset një regjim totalisht autokratik




LEXO EDHE:  



“Censura”/ Gazetarët në protestë: Të refuzojmë regjimin diktatorial


Shall të zi në qafë e pankarta ironike/ Foto nga protesta e gazetarëve

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas